Home / Lajme / Maqedoni / Disperzohen disa paralele në komunat rurale

Disperzohen disa paralele në komunat rurale

Tetovë, 28 janar – 800 filloristë ose rreth 23 paralele më shumë se të deritanishmet do të duhet të kyçen në mësimin kur në shtator të këtij viti, në 5 shkollat e mesme dhe në shkollën shtetërore të Tetovës, do të përgjigjen në kërkesën për arsim të mesëm të detyrueshëm.Deri në këto të dhëna ka ardhur komuna e Tetovës e cila filloi me përgatitjet për sjelljen e arsimit të mesëm të detyrueshëm.”Sektori për arsim në komunën e Tetovës është në kontakte të vazhdueshme për gjetjen e zgjidhjes hapësinore sepse shkollat aktuale nuk kanë kapacitet që të pranojnë të gjithë semimaturantët.
Këtë javë do të ulen në një tavolinë bashkërisht kryetarët e komunave të rrethinës së Tetovës. Ata gjatë takimit duhet të shqyrtojnë mundësinë për disperzimin e paraleleve ose arsimi I mesëm të zhvillohetnë ndonjërën nga këto komuna, por duke marrë parasysh se numri I paraleleve të reja për katër vite do të arrijë në 90 që do të thotë se disa shkolla nuk do të zgjidhin problemin”, deklaroi Enver Beqiri, përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës.Sipas tij, ka sygjerime nga ministria e Arsimit, që shkollat e mesme ose komuna që është përgjegjëse të gjejë vende për semimaturantët.Në këtë drejtim sipas Beqirit, ministria do të ofrojë ndihmë që të ketë vende për të gjithë ata që kryejnë shkollimin fillor.

Dhe nga kjo duhet që të mendohet se përveç në Tetovë shkolla të mesme duhet të ketë edhe në komunat tjera.Si kandidat potencial për hapjen e shkollave të mesme tash për tash janë komuna e Tearcës dhe e Bogovijës.Kryetari I komunës së Tearcës Rami Qerimi ka pohuar se janë duke u zhvilluar biseda me kryetarin e komunës së Tetovës dhe ai ka shprehur gatishmërinë që në këtë drejtim të ndihmojë komunën e Tetovës.”Po, është e vërtetë se me arsimin e mesëm të obligueshëm shkollat e mesme momentale që janë në komunë të Tetovës nuk do të mund të pranojnë të gjithë semimaturantët dhe siç dihet në fshatin Tearcë deri kah mes vitet e 80-ta kanë funksionuar katër paralele në kuadër të gjimnazit të Tetovës por ato u ndalën së vepruari. Jemi në biseda të vazhdueshme me donatorë dhe ambasada të huaja në vend që të riparojmë këta katër paralele pasi që objekti është dhe duhet vetëm të renovohen siç është lyerja e objektit dhe vendosja e nxemjes qendrore”, tha Qerimi.Sipas tij, gjatë kontakteve me përgjegjësit e arsimit, nxënës më shumë nga komuna e Tearcës frekuentojnë në shkollën e mesme ekonomike dhe në Gjimnaz.Në këtë drejtim në fillim nëse arrihet që të marrim këta nxënës paralelet e shkollës së mesme në Tearcë do të funksionin në kuadër të komunës së tetovës edhe më pas do të parashtrohej kërkesë për shkëputje dhe themelim të shkollës së mesme në komunën e Tearcës..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *