Home / Lajme / Maqedoni / Djemt më talentë, femrat më dembele

Djemt më talentë, femrat më dembele

[i]Gjithsej sipas statistikave, në dy universitetet e Tetovës, kanë diplomuar 3904 studentë. Prej tyre 2045 janë meshkuj, ndërsa 1869 femra.[/i].
Tetovë, 9 janar – Djemt shqiptarë janë më të talentuar dhe më shumë mësojnë se sa vajzat.Bazuar në një statistikë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, del se meshkujt më shumë janë të prirur për të kryer deri në fund studimet e filluara, për dallim nga femrat.Nga gjithsej 18 drejtime në këtë universitet në 12 prej tyre më shumë kanë diplomuar meshkuj, kurse në pesë fakultete më shumë kanë diplomuar femrat.Ata udhëheqin në drejtimet Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Gjuhë Angleze, drejtimin e Pedagogjisë, Biologji dhe Farmaci, ndërsa në drejtimin e Informatikës rezultati është baraz, ku nga 17 kanë diplomuar prej të dy gjinive.Meshkujt udhëheqin bindshëm në drejtimet, Juridik, Ekonomi, Edukatë Fizike, Art Dramatik, Art Muzikor, Gjuhë Gjermane, Kimi, Histori, Gjeografi,Matematikë, ndërsa interesante është në fakultetin Filozofik, vetëm një mashkull ka diplomuar ndërsa asnjë femër.Numri i përgjithshëm që janë stolisur me diploma në Universitetin Shtetëror të Tetovës është 2258 studentë, tregojnë shifrat e shërbimit për informim pranë këtij institucioni të lartë arsimor.Në përqindje dallimi nuk është shumë i madh, diku 7 përqind konkretisht (53.59 përqind Meshkuj dhe 46.41 përqind femra).

Në Fakultetin e Juridikut në Universitetin Shtetëror të Tetovës, nga gjithsej 489 të diplomuar 342 janë meshkuj ndërsa 147 femra. Në fakultetin Ekonomik nga themelimi i UT kanë diplomuar gjithsej 342 studentë prej të cilëve 221 meshkuj ndërsa 121 femra, në drejtimin e Gjuhës angleze kanë përfunduar fakultetin 108 meshkuj 155 femra gjithsej, 263 të diplomuar.Në drejtimin e Gjuhës Shqipe 51 meshkuj kanë diplomuar ndërsa femra 98.Ndërkaq në fakultetin Pedagogjik, atje ku prijnë bindshëm femrat gjithsej kanë diplomuar 344, prej të cilëve 57 meshkuj ndërsa 287 femra.Djemt janë edhe atlet më të mirë të diplomuar, ku në fakultetin e edukatës fizike nga 116 të diplomuar prej të cilëve 95 meshkuj dhe vetëm 21 femra.Meshkujt dalin edhe piktorë më të mirë ku nga 102 të diplomuar 55 janë meshkuj ndërsa 47 femra.Edhe në artin dramatik meshkujt janë në favor gjegjësisht prej 42 të diplomuarve 36 janë meshkuj ndërsa 6 femra.Djemt janë treguar më të zellshëm edhe në drejtimin e Artit Muzikor, ku në këtë drejtim gjithsej kanë marrë diploma 29 studentë, prej tyre 17 meshkuj ndërsa 12 femra.Të diplomuarit e gjinisë mashkullore prijnë edhe në drejtimin e gjuhës gjermane, ku në këtë drejtim gjithsej kanë diplomuar 35, prej tyre 21 meshkuj dhe 14 femra.Femrat në drejtimin e Bilogjisë prijnë kundrejt meshkujve.Femrat ne drejtimin e tyre të preferuar në atë të farmacisë janë më të zoja, ku nga gjithsej 60 të diplomuarve 13 janë të gjinisë mashkullore ndërsa 47 femërore.Meshkujt edhe në drejtimet e historisë, gjeografisë matematikës janë në numër më shumë të diplomuar.Ndërkaq, në drejtimin e filozofisë, kemi një të diplomuar të gjinisë mashkullore, ndërsa asnjë femër.Edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, situata është e njejtë.Nga gjithsej 1656 të diplomuar që nga themelimi i këtij institucioni në vitin 2001, gjithsej kanë diplomuar 821 femra ndërsa 835 meshkuj.Për dallim nga USHT-ja në UEJl, femrat prijnë në drejtimin e Juridikut 217 femra të diplomuara ndërsa 212 meshkuj.Në drejtimin e pedagogjikut femra ka më shumë që kanë diplomuar gjithsej femra 149 ndërsa 57 meshkuj.Meshkujt intersim dhe sukses me të madh kundrjet femrave në UEJL, kanë treguar në fakultetin e Administrim Biznesit, ku 278 meshkuj kanë marrë diploma, ndërsa 218 femra.Në administratë publike më shumë të diplomuar femra, gjithsej 174 femra ndërsa 122 meshkuj.Në Fakultetin e Shkencave të komunikimit dhe teknologjive kanë diplomuar më shumë meshkuj, gjithsej 153 ndërsa vetëm 57 femra.Në shkollën e lartë të Gjuhës Anleze numri i të diplomuarve mes meshkujve dhe femrave është i njejtë, nga 5 prej të dy gjinive.Ndërkaq në shkollën e lartë politeknike ka diplomuar vetëm një femër ndërsa 8 meshkuj.Gjithsej sipas statistikave, në dy universitetet e Tetovës, kanë diplomuar 3904 studentë.Prej tyre 2045 janë meshkuj, ndërsa 1869 femra..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *