Home / Lajme / Maqedoni / Era dëmton rëndë shtëpinë e varfënjakut

Era dëmton rëndë shtëpinë e varfënjakut

Tetovë, 30 janar-Fshati Pallçishit I Epërmë I takon Komunës së Bogovinës, dhe aktualisht në këtë fshat që ndodhët mbi 7 kilometra largë Tetovës jetojnë mbi 10 shtëpi me mbi 100 banor. Një ndër dhjetë shtëpit e këtij fshati është edhe shtëpia e Dehar Jahiut.
Era e fuqishme e ditës së hënë që përfshiu vendin tonë, ka dëmtuar rëndë edhe shtëpinë e Deharit, që rrezikohet nga shembja e murreve dhe kulmit të shtëpisë së vjetër. 53 vjeçari Jahiu thotë se edhe pse shtëpia që aktualisht është duke jetuar është tepër e vjetër dhe është në rrezik nga shëmbja, megjithatë është I vetmi objekt ku mund të strehohet së bashku me familjen e tij.
“Përballem me të gjitha gjërat. Së pari egzistenca është zero, pa punë dhe me një ndihmë sociale të them minimale 2200 denar. Jam vetë i pesti anëtar dhe tre fëmijë i kam në shkollë ku duhet të udhëtojnë ç’do ditë prej Pallçishtit të Epërm për në Tetovë”, thotë Jahiu.Sipas tij, është e saktë se ku shifet murret prej erës së fuqishme kanë plasur në të dy odave dhe nuk është bash e përshtatshme për të jetuar dhe është e rezikshme.

“Dikund rreth orës 4 të mengjesit, aq fuqishem frynte era, u çova dhe së bashku me fëmijët dolëm tekëfqiu sepse nuk mund të qendrohej aty prej zhurmës së erës dhe vëerjta se lekundet shtëpia prej erës dhe u dtyrova të dalë prej shtëpisë, sepse aty nuk ishte më sigurt. Këtu jetoj sepse edhe fqiu që është afër meje edhe ai ka fëmijët e vetë dhe nuk mund t’i përballoje dy familje dhe jamë I detyruar që në këtë shtëpi të jetoj”, thotë Dehar Jahiu.Ai thotë se deri më tani nuk ka kërkuar ndihmë nga institucionet kompetente për shtëpinë e tij, megjithatë ai shpreson se kësaj rradhe do t’I dilet në ndihmë kësaj familje që së paku kur të fryje era herave të tjera fëmijët e Jahiut të mos flejnë me ankth se mund të shëmbet mbi ta kulmi apo muri I shtëpisë.Kjo familje nuk ishte e vetmja që pësoi nga erat e fuqishëm, dy netë më parë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *