Home / Lajme / Maqedoni / Era e pamëshirshme në rajonin e Tetovës, shkaktohen dëme të mëdha

Era e pamëshirshme në rajonin e Tetovës, shkaktohen dëme të mëdha

Tetovë, 28 janar – Ndërprerje të rrymës elektrike, dëmtime në pullazët e çative të Hotel Sllavisë dhe disa objekteve të tjera, thyrrej të dritareve dhe disa dëmë të tjera është bilansi I erës së fuqishme që përfshiu kodrën e diellit orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Sipas drejtorit të kodrës së diellit Alajdin Asani, janë duke bërë të gjitha përpjekjet që sa më shpejt të sanohen dëmët, dhe se janë të prekur shumë objekte nga të cilët më së shumti Hotel Sllavia.Ndërkaq nga ana e tijë përgjegjësi I Hotel Sllavias Zoran Markovski, tha se kjo katastrofë ëka ndodhur rreth orëve të hershme të mëngjesit. Këtu jamë nga viti 1982 nuk mbaj mend erë të këtillë. Era na ka shkatërruar të gjithë pullazin e çatisë së Hotelit Sllavia. Do të kërkojmë ndihmë nga të gjithë institucionet që sa më shpejt të sanohen dëmet dhe të vazhdohen me sezonin dimror” Drejtori Asani tha se kjo është si pasojë e mos sanimit të gjendjës pas dëmtimeve të vitit 2001, sanimet janë bërë parciale por ato sanime edhe ndikimet janë për mossanimin total I hotelit I cili u dëmtua gjatë 2001. Moti me erë të fuqishme veriore, që kaploi Maqedoninë, gjatë natës së kaluar dhe orëve të mëngjesit, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në fshatrat e Malësisë së Sharrit.Sipas informacioneve tona, dëme janë shkaktuar në fshatin,Brodec, Vicë, Bozovcë dhe në fshatrat tjerë.Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Vicë Refik Arifi, i cili tha se era ka dëmtuar shumë pullaze të shtëpive, kasolleve, shkollës fillore dhe hanin në qendër të fshatit.

Përveç çative të shtëpive, poashtu dëmtime kanë pësuar edhe shkollat fillore të këtyre fshatrave.Një komision për vlerësimin e dëmeve ka dalë në teren dhe do të bëjë vlerësimin e tyre dhe në bazë të ingerencave që ka komuna do të mundohet që të ndihmojë ka thënë gjatë një pres konference Valmir Aziri, zëdhënës i komunës së Tetovës..
Dëme të konsiderushme materiale janë vërejtur edhe brenda në qytet, ku janë vërjetur tjegulla të thyera, materialet propaganduese të shitoreve, mure të rënuara të shtëpive.Dëmet materiale që janë shkaktuar edhe në brendi të qytetit të Tetovës pritet të vlerësohen nga organet kompetente ndërsa nuk raportohet për viktima apo lëndime të personave. Era e fuqishme mbrëmë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa qytete të Maqedonisë. Si pasoj e erës janë dëmtuar pullaze të shtëpive, dyer dhe dirtare janë thyer, ndërsa ka rajone të cilat kanë mbetur edhe pa rrymë.Më së shumti është dëmtuar rajoni i Tetovës, ku disa lagje kanë mbetur pa rrymë si, komuna e Bogovinës si dhe pjesë të banuara të Jazhincës, njofton “Elektro Tetova”. Nga era e fuqishme, në komunën e Zhelinës Tearcës, Jegunovcës, ka rënë nga një lartpërçues.Në fshatrat e povardarit, kanë rënë edhe tre lartpërcues ndërsa dy në fshatin Trebosh.Sipas informacioneve ekipe të elektrodistribucionit kanë dalë në teren dhe punëojnë në evitimin e dëmeve.Sipas informacioneve tona, dëme të mëdha era shkaktoi edhe fshatin Shipkovicë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *