Home / Lajme / Maqedoni / Farmacistët të hënën me diploma

Farmacistët të hënën me diploma

Tetovë, 17 janar – Universiteti Shtetëror i Tetovës deri në këtë moment ka shqyrtuar dhe përgatitur 44 diploma, nga 53 kërkesat sa i janë dorëzuar nga studentët e diplomuar të farmacisë. Të njëjtat përmes një ceremonie solemne do të ndahen më datë 21 janar në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit. Këtë e konfirmojnë përfaqësuesit e Zyrës për Komunikim në USHT. Sipas tyre Rektorati i USHT-së në bazë të Ligjit për arsim të lartë, Vendimit për akreditimin e programeve studimore nga Këshilli për akreditim, me ndihmën dhe përkrahjen e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti, krijoi hapësirë ligjore për rregullimin e statutit të studentëve të diplomuar në fakultetet e UT-së.

“Deri në këtë moment, universiteti ishte i kufizuar në veprime dhe mungesa e akteve ligjore shkaktoi ‘vonesën’ e dhënies së diplomave”, thonë nga Zyra e informimit. Ata shtojnë se Universiteti Shtetëror i Tetovës, menjëherë pas krijimit të parakushteve të lartpërmendura, formoi komision 3 anëtarësh për shqyrtimin e dosjeve me dokumentet e studentëve, që kanë kryer studimet e Farmacisë në UT dhe arriti t’u mundësojë studentëve marrjen e diplomave. .
Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *