Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet i vdekur plaku 70 vjeçar në Tetovë

Gjendet i vdekur plaku 70 vjeçar në Tetovë

Tetovë, 10 janar – Është gjetur i vdekur trupi i pajetë i 70 vjecarit Tetovare me prejardhje kosovare.Rreth orës 12.00, në Tetovë, të mërkurën është sjellur në spitalin e Tetovës, trupi i pajetë i personit Servet Alimanogllu i lindur më 25.10 të vitit 1937, njoftoi kryeshfefi i krim policisë pranë sektorit për punë të brendëshme në Tetovë, Lulzim Saliu. Sipas tij, Alimanogllu, ka qenë nga fshati Brod i komunës së Dragashit, ndërsa në Tetovë ka jetuar në lagjen Kiro Ristovski Dërnc, banesa numër 5. Ekipet e hetuesisë së SPB-së në Tetovë, kanë dalë në vengjarje dhe kanë hetuar rastin në fjalë. Pas autopsisë së trupit është konstatuar se personi në fjalë, nuk ka patur shenja dhune në trup. Policia dyshon se Serveti ka gjetur vdekjen nga rënia e shkallëve në banesën ku ka jetuar.

Pas kryerjes së të gjitha hetimeve rreth këtij rasti, trupi i pajetë u është dorëzuar familjes për varrim. Burime tona bëjnë të ditur se ai kohëve të fundit ka jetuar në vetmi totale. Kohë më parë ai ka qenë i martuar me kosovare dhe është divorcuar gjatëv viteve të 80-ta..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *