Home / Lajme / Maqedoni / Inagurohet shkolla e fshatit Ozormisht

Inagurohet shkolla e fshatit Ozormisht

Tetovë, 4 janar – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti dhe ambasadori i Norvegjisë, Karl Vibu, sot kanë përuruar zyrtarisht objektin e ri të shkollës rajonale fillore në fshatin Ozormishtë, Komuna e Zhelinës.Këtë inaugurim e përshëndeti kryetari i bashkësisë lokale të fshatit ozormishtë, Muhamet Zilbehari.”Tash kemi një realitet tjetër.Me punën e palodhshme në ndërmjtësim të shoqatës për dialog NDC-Sahkup dhe me ndihmën e mbretërisë norvegjeze për danacionin e dhënë, kemi një shkollë të re, që gjithë neve si bashkësi, si prind dhe fëmijët na bënë të lumtur dhe njëherëit shpresojmë se në këto kushte nga kjo shkollë do ta dalin shumë gjenerata të reja edhe më të reja”, tha Zilbehari, duke kujtuar shkollën e parë të këtij fshati e cila u hap më 1 shtator të vitit 1977.Ndërkaq, ndihmë të vazhdueshme premtoi edhe ambasadori i Norvegjisë, Karl Vibu.”Qeveria Norvegjeze vite me radhë, po invetson në shumë sfera në republikën e Maqedonisë dhe këto investime kanë për qëllim ngritjen ekonomike dhe shoqërore të të gjithë qytetarëve të maqedonisë”, tha Vibi, duke premtuar edhe më shumë invetsime ne infrastrukturë të institucioneve të Maqedonisë.

Ministri Rrushiti theksoi se invetsimet që janë bërë gjatë 2007 do të vazhdojnë edhe gjatë 2008, në infrastrukturën e shkollave. “Kur ndërtojmë një shkollë fillore përgatisim gjenerata për në shkollë të mesme, kur investojmë në shkollë të mesme atëherë përgatisim gjenerata për në universitete, ndërsa kur ndërtojmë universitet atëherë përgatisim gjenerata që do të na udhëheqin në Maqedoninë evropinae dhe me këto gjenerata do të kemi zhvillim ekonomik dhe prosperitet në cdo segment të jetës”, deklaroi Rrushiti.“Për ndërtimin e godinës së re shkollore në këtë fshat janë investuar 97.000 euro, në kuadër të Projektit për rikonstruim të shkollave, që është pjesë e nismës së Sekretariatit për çështje evropiane për avancimin e kushteve për zhvillimin e procesit arsimor”, tha drejtori i shkollës fillore qendrore “Shemshova”, Burhan Ejupi. .
Në kuadër të nismës, deri tani janë investuar gjithsej 100 milionë denarë për ndërtimin dhe rikonstruimin e 34 shkollave fillore. Me fillimin e vitit të ri shkollor, në bashkëpunim me Norvegjinë tashmë janë siguruar edhe mjete plotësuese, të cilat do të jenë të orientuara për rindërtimin e numrit plotësues të shkollave.Ndryshe, fshati ozormisht, i takon komunës së Zhelinës, ndërsa shkolla periferike e këtij fshati ka qendrën në fshatin Shemshovë, fshat ky që graviton në komunën e Jegunocit Ky fshat numëron gjithsej 110 shtëpi. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *