Home / Lajme / Maqedoni / Kultura në Tetovë zhvillohet në kushte jo normale

Kultura në Tetovë zhvillohet në kushte jo normale

Tetovë, 24 janar – Qendra kulturore e Tetovës pas tridhjetë vjetë ekzistimi ballafaqohet me probleme infrastrukturore të brendëshme.
Gjendja më shumë vështirësohet gjatë motit me shi ose me borë, kur pullazi pikon edhe në brendi të qendrës.Këtë gjendje të vështirë e konfirmon edhe vetë drejtori i kësaj qendre Faik Mustafa.
“Shkatërrimi i saj çdo vit e më shumë merr përmasa shqetësuese. Edhe pse Qendra e Kulturës e ka kryer misionin e vet për më shumë se 30 vjet, kohëve të fundit ballafaqohet me vështirësi banale, për të cilat deri më tash askush nuk ka dashur të dëgjojë dhe të investojë. Me të gjitha ankesat dhe kërkesat reale nuk kemi hasur në mirëkuptim tek asnjë njeri. Që nga ndërtimi i saj Qendra e Kulturës është shfrytëzuar si objekt i vetëm kulturor, ku kanë zhvilluar veprimtaritë e tyre shumë shoqëri artistike, shumë grupe si dhe programe të ndryshme brenda vendit, por edhe nga Shqipëria, Kosova etj”, deklaroi Mustafa.

Sipas Mustafës gjendja e kësaj qendre dita ditës vështirësohet dhe rrezikon mbajtjen e aktiviteteve kulturore.Në këtë rast sipas tij, kërkohet që institucionet relevante si pushteti lokal edhe ai qendror të ndërmarrin dicka të sanojnë problemet infrastrukturore..
“Kemi dyer të shkatërruara, nevojtore të demoluara, çezma të prishura. Por, për t’u vërtetuar me gjendjen reale këtu mund të vijë çdonjëri, duke filluar që nga përfaqësues të pushtetit vendor, deri te ato të ministrisë dhe qeverisë, pronë e të cilës është Qendra e Kulturës. Mjafton që ata të shëtisin poshtë në bodrume, aty ku duket bukur dhe le të hipin edhe më lart dhe do të binden se vërtet është koha fundit që Qendrën e Kulturës ta shpëtojnë”, tha ai..
Por megjithatë nuk janë shterur të gjitha mundësitë që pallati të
pësojë edhe më keq, sepse ka dalë në ndihmë ambasada e amerikës në shkup që do të ndihmojë riparimin e pullazit të kësaj qendre.
“Pas hapjes së këndit amerikan nga ana e ambasadës amerikane inxhinjerët shqetësimet e tyre për gjendjen e pullazit që pikon u`a përcejllën edhe ambsadës dhe ata shprehën gatishmëri që ne të përpilojmë një projekt që atë projekt ne e kemi gati dhe t`ia dorëzojmë ambsadës amerikane e cila sipas Mustafës përmes një fondi ushtarak do të investojë rreth 50 mijë dollarë për rregullimin e pullazit të qendrës kulturore të Tetovës..
Ndryshe gjatë vitit 2007 në këtë qendër janë zhvilluar gjithsej 116 aktivitete kulturore politike, sportive, ndërsa prania në ato ka qenë gjithsej 37 250 mijë persona.Shqiptarët kanë zhvilluar 55 aktivitete kulturore ku shikueshmëria ka qenë 17 mijë veta, ndërsa maqedonët kanë zhvilluar 11 aktivitete ndërsa 5.100 veta kanë marrë pjesë në këto aktivitete.Në këtë numër nuk është vendosur edhe numri i aktiviteteve si panairet, ekspozitat dhe ngjarje tjera që janë frekuentuar në numër të madh.të vizitorëve..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *