Home / Lajme / Maqedoni / Ky vit me më shumë projekte për viset shqiptare

Ky vit me më shumë projekte për viset shqiptare

Tetovë, 8 janar – Një delegacion i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planfikimit Hapësinor, i kryesuar nga nga ministri Xhelil Bajrami, sot ka viztuar komunën e Bërvenicës, me qëllim që të njihet me problemet me të cilat ballafaqohen banorët e komunës nga aspekti i mjedisit jetësor. Xhelili në kuadër të vizitës së tij, së pari u ndal në fshatin Cellopek, ku sipas tij, nga ana e Ministrisë që drejton ai, për fshatrat e kësaj komune janë ndarë 250 mijë euro për projekte infrastrukturore. ”Jam këtu për të parë për së afërmi se me çfarë probleme përballen këta banorë dhe njëkohësisht atyre t`iu ndihmojmë dhe ne si ministri kemi një buxhet ku pjesën më të madhe t`a shpërndajmë në viset e banuara me shqiptarë dhe në këtë drejtim gjatë bisedës që patëm me banorët e këtij fshati ata vetë do të përcaktojnë prioritetet se ku do të investohet”, tha Bajrami.

Ndërkohë sipas kryetarit të degës së PDSH-së për komunën e Bërvenicës, Bashkim Nuredini, janë paraparë që të realizohen disa projekte si, rregullimi i qendrës së fshatit Miletinë dhe ujësjellësi në fshatin Tenovë, si dhe disa projekte tjera më të vogla tha Nuredini, duke theksuar se 7 milion denarë janë ndarë nga pushteti qendror për përfundimin e ujësjellësit të fshatit Tenovë.Ministri Bajrami, vizitoi edhe fshatin Miletinë ku u njoh me problemet e këtyre banorëve.Banorët me këtë rast janë shprehur se kanë nevojë për rregullimin e infrastrukturës së tyre.Në fund të vizitës së tij, Bajrami, është takuar edhe me banorët e fshatit Tenovë, ku u njoh me problemin e ujësjellësit në këtë fshat, ku ai dha garanca se ky projekt do të përfundojë.Ndërkaq gjatë ditës së diell për të parë për së afërmi se me ç`farë problemesh përballen banorët e komunës së Studeniçanit, në këtë komunë për vizitë qëndroi Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Ambinentit jetësor Xhelil Bajrami.Ai në fshatin Studeniçan është takuar me banorët e këtij fshati të cilët drejpërsëdrejti i kanë transmetuar hallet dhe problemet e tyre, si kanalizimi, përmbytjet që u shkaktuan dëme bujqëve dhe probleme tjera.Me këtë rast gatishmërinë për të ndihmuar ka shprehur vetë ministri Bajrami, i cili theksoi se për banorët e kësaj komune nga buxheti i ministrisë që udhëheq ai do të ndahen 200 mijë euro.Ndërkohë që, Azem Sadiku, këshilltarët nga radhët e PDSH-së, në komunën e Studeniçanit, theksoi se prioritetet e tyre janë që të rregullohet shtrati i përronjëve dhe kanalizimi fekal që i tangon kah moti këta banorë.Më pas MinistriBajrami , ka vizituar edhe fshatin Koliçan e Epërm, ku realizoi takim me banorët e këtij fshati të malësisë së Shkupit.Banorët e këtij fshati, kanë kërkuar nga ministri që të rregullojë rrjetin e ujësjellësit në këtë fshat.Ministri ka premtuar se për një kohë të shkurtë do të ndahen mjete për rrjetin e ujësjellësit që edhe këta banorë të kenë ujë të pijshëm.Ministri Bajrami, në bisedë e sipër me banorët e këtyre dy komunave me shumicë shqiptare, ka thënë se nga ana e Ministrive që udhëhiqen nga shqiptarët, janë paraparë që çdo fshat se paku nga një projekt të përfiton nga shteti dhe me këtë të trgeohet se shteti dhe qeveria e sidomos pushtetarët e PDSH-së janë vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë, pasi që sipas tij, shteti tek viset shqiptare 50 vjet me radhë nuk ka invetsuar..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *