Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohen tre polic në Tetovë

Lëndohen tre polic në Tetovë

Tetovë, 12 janar – Tre pjestarë të policisë janë lënduar pasi që makina e tyre është goditur nga një makinë që drejtohej nga një grup kontrabandistësh me cigare në afërsi të vendkalimit kufitar Jazhincë me Kosovën. Një pjestarë i policisë kufitare të Maqedonisë është në gjendja të rëndë, ndërsa dy të tjerë janë me lëndime më të lehta si pasojë e një aksidenti me një veturë Golf me targa të Kosovës, në afërsi të fshatit Odër. Incidenti sipas kryeshefit të policisë së Tetovës, Faik Dervishi ka ndodhur mbrëmë në rrugën regjionale Jazhincë – Tetovë. Në veturën Golf është gjetur një sasi e madhe cigaresh.

Sipas policisë, Golfi së pari është ndeshur me autoveturën Lada Niva, ndërsa pastaj e ka goditur edhe xhipin “Land Rover” të policisë kufitare, me ç`rast janë lënduar tre pjestarë të policisë. Pas ndalimit të makinës, policia ka gjetur të fshehura 700 pako cigaresh. Policia bëri të ditur se personat ishin pjesë e një grupi kontrabandistësh, të cilët janë në arrati..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *