Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia u nda nga paqeruajtësit e ndjerë të ARM-së

Maqedonia u nda nga paqeruajtësit e ndjerë të ARM-së

Shkup 15 janar – Me nderime të larta ushtarake dhe me të shtëna nderi sot në varrezat e Butelit në Shkup u varrosën nënkoloneli Toni Spasovski, aspiranti Toni Davitkovski, kapteri më i vjetër Janko Shiriq dhe kapterët Aleksandar Taskovski dhe Aleksandar Vasiq, pesë prej 11-pjesëtarëve të ARM-së të cilët e humbën jetën në fatkeqësinë me helikopter në Bllacë të Katllanovës gjatë kthimit të tyre nga misioni paqësor ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë.Majori Goran Ristevski u varros në varrezat e Kamnikut në Shkup, ndërsa tetari Zllatko Veljanovski në varrezat në Draçevë.Në Kumanovë pasdite wshtw varrosur kapteri Miki Ivanovski dhe kapiteni Brane Spasovski, në Strumicë aspiranti Sllavço Vasilev ndërsa në Gjevgjeli kapiteni Igor Gjorevski.”Fluturuat në tokë si engjëj të paqes, prandaj e lusim Zotin që ta vazhdojë misionin e paqes por kësaj rradhe si engjëj në qiell, theksoi komandani i flotës ajrore VING i Armatës së Republikës së Maqedonisë, koloneli Vladimir Lazarov i cili në varrezat e Butelit i fundit i dha lamturmirën paqeruajtësve të ndjerë të ARM-së.

“Jemi krenarë që ju patëm si eprorë ushtarak dhe si shokë, por para së gjithash si njerëz që dinit si profesionistë dhe si miq t’i ndanit detyrimet e punës, momentet e vështira dhe të gjitha ato momente që së bashku i ndanim në gëzim apo në hidhërim. Përcaktimi juaj ishte profesioni i ushtarakut në flotën ajrore në garnizonin e Petrovecit. Si eprorë ushtarakë para së gjithash të përkushtuar në detyrimin e tyre, me nder dhe me sukses i kryenit detyrat e punës për çka morët mirënjohjet më të larta nga eprorët tuaj”, theksoi koloneli Lazarov.Komandanti i flotës ajrore VING i Armatës së Republikës së Maqedonisë lexoi edhe një telegram nga paqeruajtësit e Maqedonisë në Afganistan.”Punonit si pjesëtarë të ARM-së dhe e kryet punën më fisnike që mundet të ketë një neri dhe një ushtar, sjelljen e paqes dhe begatisë”, thuhet midis të tjerave në telegramin.Respektin e fundit për paqeruajtësit maqedonas në varrezat e Butelit me vendosjen e kurorave ia dhanë edhe presidenti dhe komandanti suprem i Forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë Branko Cërvenkovski, kryetari i Kuvendit, Lubisha Gerogievski, kryeministri Nikolla Gruevski, ministri i Mbrojtjes LLazar Elenovski, shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së Mirosllav Stojanovski, delegacione partiakë… si dhe një numër i madh qytetarësh..
Në përcjelljen e fundit të pjesëtarëve të ARM-së në shtëpinë e tyre të përjetshme, përveç familjeve, të afërmve dhe miqve të të ndjerëve, merrnin pjesë edhe anëtarë të Qeverisë, deputetë, përfaqësues të korit diplomatik, ministra të Mbrojtjes së disa vendeve, përfaqësues ushtarakë të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, komandanti i EUFOR-it majori Ignasio Martin Viljalain…Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shpalli ditën e varrimit të paqeruajtësve maqedonas Ditë zie. Flamujt janë ulur në gjysmështizë, ndërsa të gjitha ngjarjet dhe manifestimet në vend janë anuluar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti apel Maqedonisë: Përforconi luftën kundër terrorizmit

“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *