Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia vend i pleqve

Maqedonia vend i pleqve

Maqedonia, sipas treguesve statistikorë, veçmë disa vite ballafaqohet me zvogëlimin e rritjes natyrore, stagnim të natalitetit, shkallës së rritur të mortalitetit dhe tendecës për plakje të përshpejtuar të popullatës. Shteti ngadalë po bëhet vend i pleqve, foshnja ka gjithnjë e më pak, ndërsa njerëzit e rinj, të cilët janë bartës kryesorë të natalitetit, masovikisht shpërngulen nëpër botë.Në vitin 2007, rritja natyrore ka qenë më e vogël për 19,9 për qind në krahasim me vitin 2006. Vitin e kaluar kanë lindur 22.661 foshnja, vetëm 76 më shumë se vitin e kaluar, por shtatë mijë më pak në krahasim me periudhën prej pavarësimit të Maqedonisë dhe pothuaj dyfish më pak se viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, kur në vit kanë lindur edhe nga 50.000 fëmijë.Shkalla e fertilitetit shënon rënie prej 4,1 në vitin 1980 deri 1,4 në vitin 2005, ndërsa vetëm për riproduktim të thjeshtë të popullatës është e domosdoshme shkallë prej 2,1 fëmijë, respektivisht siç thonë demografët, “një fëmijë për nënën, i dyti për babain, ndërsa i treti për shtetin”.Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, megjithatë, vazhdimisht rritet numri i personave të vdekur edhe atë prej 15.771 në vitin 1994 në 19.494 në vitin 2007.Shkalla e mortalitetit barazohet, ndërsa në 33 nga gjithsej 85 komuna në vend madje është edhe më e madhe nga shkalla e natalitetit. Në Tetovë, Gostivar, Dibër, Shkup ka trend pozitiv të rritjes natyrore të popullatës, ndërsa në Demir Hisar, Mariovë, Makedonski Brod, Kratovë dhe Resnjë ka rënie drastike të natalitetit.

Sipas përkatësisë etnike, te maqedonasit, serbët dhe vllehët rritja natyrore është negative, ndërsa te shqiptarët, romët dhe turqit pozitive, por me trend të stagnimit.Si shkaqe më të shpeshta të natalitetit dhe për lëvizjet negative në rritjen natyrore të popullatës, demografët dhe sociologët i potencojnë situatën e keqe ekonomike, traditën, nivelin e arsimit dhe migrimin. Standardi i ultë i jetesës, papunësia dhe çështja e pazgjidhur banesore janë faktorët ekonomikë për të cilave të rinjtë nuk vendosen për trashëgimtarë. Numër i madh i popullatës së aftë për punë në kërkim për ardhmëri më të mirë e braktisë vendin. Në disa rajone të Maqedonisë ekziston traditë që të mos lindin më shumë fëmijë që të mos shpërndahet prona, në tjera, megjithatë, është e zakonshme familjet të kenë më shumë fëmijë. Statistika thotë se të rinjtë me arsim të lartë më së shpeshti mbeten me një deri dy fëmijë, derisa ato me arsim të ulët kanë më shumë fëmijë.Projektet afatgjate të Entit shtetëror për statistikë tregojnë se deri në vitin 2020, në Maqedoni do të zvogëlohet numri i popullatës së re deri 14-vjeçare, ndërsa shpejtë do të rritet grupi i pleqve mbi 60-vjeçarë.Edhe kryetari i Kishës ortodokse maqedonase z.z. Stefani në Mesazhin e Krishtlindjeve paralajmëroi se Maqedonia në mënyrë të shkallëzuar, por sigurisht bëhet komb pa rini të mjaftueshme.Për z.z. Stefanin brengosës është fakti se mes popullit maqedonas më i madh është mortaliteti sesa foshnjat e lindura. Për këtë shkak u porositi çifteve bashkëshortore të lindin fëmijë.Me qëllim që të ndërpritet trendi i tillë negativ në Maqedoni, Qeveria incioi përgatitje të strategjisë për politikë demografike, që përfshin masa stimulative për rritje të numrit të fëmijëve të sapolindur përmes lehtësimeve tatimore dhe kompensimeve financiare, adaptim të sistemit për mbrojtje sociale dhe promovim të politikave të harmonizimit më të mirë të familjes dhe punës.Maqedonia nuk është vendi i vetëm në rajon që ka problem me rritjen natyrore të popullatës. “Murtaja e bardhë” u kërcënohet edhe Bullgarisë dhe Serbisë.Demografët në Bullgari paralajmërojnë se vendi ka rritje më të vogël natyrore mes shteteve të BE-së dhe se nëse vazhdon tendeca e migrimit dhe vdekshmëria e lartë, për disa dekada do të mund të humbë një të tretën e popullatës.Në Serbi, megjithatë, çdo vit “zhduket” nga një qytet prej 35.000 banorëve, ndërsa në një familje serbe ka 0,88 fëmijë. Mesatarja e pleqërisë së popullatës është 41 vjet, që e numëron mes dhjetë shteteve me popullatë më të vjetër në botë.Probleme me natalitetin e vogël dhe pleqërinë e përshpejtuar kanë edhe shumë vende nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *