Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bajrami vizitoi Kodrën e Diellit

Ministri Bajrami vizitoi Kodrën e Diellit

Tetovë, 16 janar – Për vizitë sot në Kodrën e Diellit, ishte Ministri i Ekologjisë, Xhelil Bajrami, i cili u takua me udhëheqësinë më të lartë të kësaj qendre për rekreim dhe sport.Me këtë rast ai është pritur nga ana e drejtorit të kësaj qendre Alajdin Asani.
“I jemi mirënjohës ministrit për vizitën me crast që të kemi një ambient më të pastër dhe më të rregulluar dhe gjatë bisedës dolën disa premtime dhe jemi të sigurtë se ministria do të bëjnë gjithcka që sa ëm shepjt të fillojnë projektet dhe realizimi i tyre”, tha Asani.Sipas, tij projekte prioritete janë pastrimi i kodrës së diellit nga mbeturinat, gjatë ëiekndit kemi numër të madh të vizitorëve dhe ka shumë hedhurina dhe pik së pari do të jetë grumbullimi i tyre dhe transporti i tyre, biseduam për infrastrukturën për kanalet atmosferike të cilët duhet të futen nën tokë apo në kanalizime edhe për pastrimin e ambientit në bjeshkë, në Leshnicë dhe Jelak dhe gatishmëria e Ministrit është dhe ngelet përkushtimi jonë me projekte në teren që të realizojmë ato.

Ndërkohë që ministri Bajrami është zotuar se do të bëjë gjithcka që është e mundur në ingerencat e tij që kësaj qendre ti ofrojë ndihmë.”Qëllimi kryesor i vizitës sime në Kodrëne e Diellit është që këtë bukuri të rallë, të Malit Sharr ta kthejmë në një qendër super rekreative dhe super moderne, për arsye se këtë e emriton Tetova dhe Pollogu.Me drejtorin folëm për shumë probleme që janë prioritet për zgjidhje sic janë deponitë e egra në qendrën turistike Kodra e Diellit, për ujrat fekal dhe ujrat e zeza, që dëmtojnë stazat kryesore të skijimit.Ne ju premtuam udhëheqësve të kësaj qendre që do të mbështetesim projekte që shumë shpejt do të vijnë në Ministri dhe ne jemi të gatshëm që të investojmë nga buxheti i ministrisë sonë një shumë të madhe për këtë qendër, që një herë e përgjithmonë kjo qendër të marrë formën e një qendre evropiane”, deklaroi Minsitri Bajrami.Gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësinë e vendosjes së ulësve përgjatë rrugës Tetovë Kodra e Diellit, në disa pushimore..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *