Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Selmani e vazhdon vizitën në Izrael

Ministri Selmani e vazhdon vizitën në Izrael

Tetovë, 8 janar – Ministri i Shëndetësisë Imer Selmani, sot e vazhdon vizitën punuese në Izrael ku po qëndron me ftesë të kolegut të tij izraelit Jakob Benizri. Dje ai u takua me nikoqirin e tij izraelit me ç’rast është dakorduar që së shpejti të nënshkruhet një marrëveshje bilaterale mes dy vendeve, me theks të posaçëm në zbatimin e teknologjisë informatike në sistemin shëndetësor dhe trajnimin dhe përsosshmërinë e kuadrit të Maqedonisë në Izrael.

Është paraparë ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë të vizitojë disa spitale ku konkretisht do të njihet me përvojat izraelite në zbatimin e teknologjisë informatike në menaxhimin e sistemit shëndetësor, posaçërisht në praktikën spitalore dhe me beneficionet. Sipas Selmanit, izraelitët kanë treguar interes edhe për zhvilimin në pjesën e investimeve në sektorin farmaceutik në Maqedoni..
U.H

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *