Home / Lajme / Maqedoni / Në janar afër 3000 CD të falsifikuara janë konfiskuar

Në janar afër 3000 CD të falsifikuara janë konfiskuar

Tetova po pastrohet nga shitësit rrugor të CD-vë.Vetëm gjatë janarit, policia rrugore ka konfiskuar rreth 2.700 kompakt disqe ilegale.Inspektoriati i tregut, policia dhe inspektorë të Minsitrisë së Kulturës do të kyçen në aksionin e zgjeruar për ç`rrënjsjen e piraterisë.Sipas Ndryshimeve të reja ligjore personi i cili është producnt, distribuon dhe shet prodhime të falsifikuara mund të përfundojë në burg.Në takimin e inicuar nga ana e shoqatës EU Kultura të cilët kanë të drejtë autoriale për distribuim dhe shitje të prodhimeve origjinale , u theksua se pronarët e shitoreve të rregjistruara muzikore, kanë humbje të mëdha për shkak se siç u theksua në takim , nga ana e shitëse rrugor, sepse ata disqet i shesin me çmime më të ulta.

Sipas inspekorit të lartë të policisë Lulzim Shabani, është e pamundshme ç`rrënjosja e piraterisë, por mund të vendoset një rend që e kërkon Unioni Evropian për hyrje në BE.Në takimin e sotëm që ishte përkrahur edhe nga ana e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, u prezantua përvaoja e shteteve të tjera në sferën e luftës kundër shkattërimit të piraterisë dhe mbrojtjen autoriale.Siç u tha në këtë takim, të gjithë organet shtetërore duhet të japin mbështetjen ndërsa njëkohësisht tek qytetarët duhet të ngritet vetëdija për rëndësinë e pronësisë intelektuale.Me blerjen e prodhimeve piraterike me çmim më të ulët tek ndonjë shitës rrugor, pasurohet vetë shitësi i cili nuk i paguan tatimet ndaj shtetit, por në mënyrë të dhunshme e shfryëtzon famën e ndonjë autori..
Njëkohësisht qytetarët me blerjen e prodhimeve piraterike e varfëron autorin i cili për prodhimin e tij origjinal ka harxhuar mund dhe pare.Në takim morrën pjesë Eric Threkeld, këshilltarë i policisë nga OSBE-ja.Lulzim Shabani, Boban Apostollosvki, Arif Ibishi nga produksioni muzikor Maksell etj..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *