Home / Lajme / Maqedoni / Në një automobil te fshati Grupçin janë gjetur 23,685 kilogramë heroinë

Në një automobil te fshati Grupçin janë gjetur 23,685 kilogramë heroinë

Tetovë, 16 janar – Policia mbrëmë në orën 23:15 minuta te fshati Grupçin, në autostradën Shkup-Tetovë, gjatë kontrollimit të automobilit të markës “Pezho 204” me targa të Shkupit, ka gjetur dhe ka konfiskuar 23,685 kilogramë heroinë, në 48 paketime prej gjysmë kilogrami, njoftoi MPB-ja.Katër paketime kanë qenë të vendosura në një valixhe të zezë, derisa tetë paketimet e tjera kanë qenë në një qese të zezë. Paketimet e presuara në formë të drejtkëndëshit kanë qenë të futura në dyll, me siguri për shkak të kalimit “më të sigurtë” të kontrollimeve kufitare. “Pexhoja 204” ka qenë e drejtuar nga personi me iniciale Xh.S. (29), kundër të cilit Sektori për tregti të palejuar me drogë dhe armë pranë Sektorit për krim të organizuar të MPB-së deri tek Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka ngritur padi penale për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Heroina ka qenë nga Turqia, e dedikuar për Shqipëri, ku nga informatat e deritanishme duhej të kryhet pagesa e drogës. Sipas deklaratës së parë në polici, personi me iniciale XH.S. drogën gjoja e ka marrë në afërsi të hotelit “Holidej In” në Shkup, ndërsa për transportin duhej të marrë 800 euro. Policia punon në zbardhjen e tërësishme dhe dokumentimin e rastit, thuhet në kumtesën e MPB-së..
(U.H)

Gjithashtu lexo

Sot para gjykatës themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij,pendohet vrasësi i Almir Aliut, u kërkon falje familjarëve

Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e Almir Aliut, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *