Home / Lajme / Maqedoni / Njëmbëdhjetë të vrarë gjatë rrezimit të helikopterit të ARM-s afër Katllanovës

Njëmbëdhjetë të vrarë gjatë rrezimit të helikopterit të ARM-s afër Katllanovës

Shkup , 12 janar – Të gjithë 11 pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë që transportoheshin me helikopterin “Mi-17”, i cili u rrezua afër Bllacës së Katllanovës, kanë humbur jetën. Helikopteri “Mi 17” ka qenë duke u kthyer nga misioni “ALTEA”, në Bosnjë e Hercegovinë. Tash për tash nuk ka informacione për shkaqet e fatkeqësisë. Trupat e të gjithë të vrarëve janë gjetur, ndërsa shtatë prej tyre veçmë janë identifikuar. Helikopteri është rrëzuar 50 metra nga shtëpitë e para të fshatit dhe nuk ka viktima civilë. Në vendngjarje arritën presidenti Branko Cërvenkovski, kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Qeveria pasditen e së shtunës mbajti seancë urgjente ku shqyrtohen të dhënat dhe shkaqet rreth rrëzimit të helikopterit të ushtrisë sot në rajonin e Katllanovës në afërsi të Shkupit, ku humbën jetën 11 pjestarë të saj.

Deri tani nuk bëhen të ditura motivet e rrëzimit të helikopterit dhe nuk janë detaje lidhur me ngjarjen se si ka ndodhur. Qeveria ka filluar një seancë të jashtëzakonshme ku po marrin pjesë edhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Mirosllav Stojanovski dhe kryetari i Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksej Duma. Burime qeveritare njoftuan për agjencinë INA se në këtë seancë urgjente të thirrur nga kryeministri Gruevski po marrin pjesë të gjithë ministrat dhe se në të do të referohen të dhënat rreth këtij incidenti, ku humbën jetën 11 pjestarë të ushtrisë.Në terren po vazhdojnë kontrolli dhe hetimet nga ekipe të specializuara të krim-policisë, ekspertë të fluturimeve civile dhe ekspertë të ushtrisë. Janë parë pjesë të helikopterit të rrëzuar në një distancë prej 50 metrash. Sipas informacioneve të para të Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri transportues MI-17 është rrëzuar në afërsi të lokacionit ku duhej të ateronte, mirëpo ai i ka humbur radarëve të kontrollit 5 milje nga vendi i aterimit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se deri tani janë gjetur 8 trupa nga gjithsejt 11 dhe pritet dërgimi i tyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Familje të ushtarëve që janë pjesë e misionit Altea në Bosnjë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kërkojnë informacione nga autoritetet policore dhe të ushtrisë, mirëpo ata nuk janë lejuar t`i ofrohen vendit të aksidentit për shkak të hetimeve që po kryhen.Kryeministri Nikolla Gruevski ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për familjet e viktimave.“Ka ndodhur një tragjedi e madhe dhe se deri tani nuk është vërtetuar se për çfarë fatkeqësie bëhet fjalë. Helikopteri ka qenë në fazën e aterimit në Shkup dhe në ate moment ka ndodhur fatkeqësia”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.Presidenti Branko Cërvenkovski deklaroi nga vendi i ngjarjes se kjo është një tragjedi dhe fatkeqësi e madhe për Maqedoninë.“Bëhet fjalë për një fatkeqësi të madhe, tragjedi dhe humbje të madhe.Shpreh keqardhjen time dhe ngushëllimet tek më të afërmit e tyre, familjet e viktimave. Kanë filluar hetimet për të vërtetuar shkaqet që shkaktuan këtë tragjedi”, theksoi presidenti Cërvenkovski, që njëherit është edhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.Ushtarët e misionit paqëruajtes EUFOR-ALTEA në Bosnjë Hercegovinë po ktheheshin në Maqedoni pas kryerjes së misionit të tyre gjashtëmujor. Ata kanë fluturuar me helikopterin ushtarak MI-17 rreth orës 10 nga Sarajeva, ndërsa rreth orës 12 ka ndodhur fatkeqësia në Katllanovë në afërsi të Shkupit. Për shkak fatkeqësinë aeroporti i Shkupit dy orë ishte i mbyllur për qarkullim..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *