Home / Lajme / Maqedoni / Nuset nga Shqipëria më pak tërheqin tetovarët

Nuset nga Shqipëria më pak tërheqin tetovarët

Tetovë, 22 janar – Nuset nga Shqipëria po bëhen gjithnjë e më pak joshëse për tetovarët e rajonit më të gjerë. Të dhënat e Regjistrit për dhënien e lejeve për kurorëzimin me të huajt, pranë sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, konfirmojnë se rënia e tillë nuk është ndonjë risi. Shifrat me tëndencë zvogëlimi janë regjistruar që nga viti 2000. Kësisoj, në vitin 2004, në rajonin më të gjerë të Tetovës janë regjistruar 57 raste të kurorëzimeve të tetëovarë me nuse nga Shqipëria. Megjithate ky numër, gjithnjë duke iu referuar Regjistrit për dhënien e lejeve për kurorëzime me të huajt në Tetovë, pothuajse është përgjysmuar një vit më vonë, atëherë kur janë evidentuar gjithsej 34 martesa të tetovarëve me shtetase të Shqipërisë. Tendenca e rënies së këtyre martesave bëhet edhe më evidente në vitin 2006. Në këtë vit kompetentët e Tetovës kanë regjistruar 20 martesa të tilla. Por, tendencat e zvogëlimit nuk kanë vazhduar edhe në vitin 2007. Përkundrazi në krahasim me vitin paraprak, vjet ka pasur 5 kurorizime më shumë mes tetovarëve dhe shtetasve shqiptare. Rrjedhimisht numri i përgjithshëm për këtë vit është 25 kurorëzime. Në Regjistrin për dhënien e lejeve për kurorëzime me të huajt në Tetovë në 20 ditëshin e parë të këtij viti është bërë edhe evidentimi i një martese mes një tetovari dhe një goce nga Shqipëria.

Megjithate karakteristikë e martesave të tetovarëve me nuse të huaja nuk janë vetëm vajzat nga Shqipëria. Në Tetovë ka nuse edhe nga Serbia, Mali i Zi, Gjermania, Norvegjia, Polonia dhe Belgjika, ndërsa më të pakta janë nuset që e kanë prejardhjen nga Rumania, Australia, Austria, Italia, Bullgaria, Holanda, SHBA, Turqia, e kështu me radhë. Të dhënat për këto lloj martesash janë në përpunim e sipër nga Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, pjesë e cilës është edhe Regjistri për dhënien e lejeve për kurorëzime me të huajt..
Ndryshe, në rajonin e Tetovës janë afër 17 zyra të vendit, nga të cilat janë marrë këto të dhëna për martesa, si në Bërvenicë, Neproshten, Reçicë e Madhe, Shipkovicë, Bogovinë, Zhelinë, Tearcë, Radiovc, Xhepçisht, Vratnicë dhe Shemshovë. .
Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *