Home / Lajme / Maqedoni / Pesë milion denarë për Lumin e fshatit Reçicë e Madhe

Pesë milion denarë për Lumin e fshatit Reçicë e Madhe

Tetovë, 20 janar-Me ftesë të banorëve një delegacion i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i udhëhequr nga ministri Xhelil Bajrami, të shtunën qëndroi për vizitë në fshatin Reçicë e madhe.Bajrami me këtë rast u takuar me banorët e Reçicës me qëllim që të njihet me problemet e tyre lidhur me mjedisin jetësor.Banorët i rrefyen ministrit për problemin me hedhurinat në lumin e fshatit dhe me vërshimet që u shkaktojnë dëme këtyre banorëve.
Muzafer Etemi kryetar i nëndegës së PDSH-së në fshatin Recicë e Madhe, tha se ky fshat ka një grumbuj problemesh dhe se ka marrë premtime nga Ministri që do ndihmojë për zgjidhjen e tyre.“Kemi një grumbull problemesh, që është problemi i shtratit të Lumit të fshatit, ky lum paraqet rrezik për banorët dhe shtëpitë e tyre poashtu edhe për fushën e Recicës së madhe sepse atni afrohet edhe stina e pranverës, shpesh lumi vërshon dhe shkakton dëme në fushë kqshtu që prolonogon punimet e bujqëve dhe e pamë të arsyeshme që ministri të na vizitojë dhe të na zgjidhë këtë problem.Ministri na dha përgjigje se do të lëshpjë mbi 5 milion denarë, dhe mendojmë se për fazën e parë do të jenë të mjaftueshme dhe jam i bindur se edhe më tej PDSH-ja dhe Ministrat e saj do të vazhdojnë të investojnë në fshatin tonë”, tha ai.Ministri Bajrami, nga ana e tij, premtoi 5 milion denarë për rregullimin e problemit të lumit dhe një investim në oborrin e shkollës fillore të këtij fshati.”

“Projekti ekziston ku dega e partisë demokratike shqiptare dhe bashkësia lokale, më informuan për problemin dhe ne si ministri në programën për investime kapitale dhe në programën për investime kemi ndarë një shumë në vlerë prej 5 milion denarësh që një herë e përgjithmonë të zgjidhim këtë shqetësim dhe këtë problem që preokupon këta banorë , i informova që përvec këtij invetsimi dhe kësaj shume prej pesë milion denarësh dhe ne do të vazhdojmë edhe me fazën e dytë dhe në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, të japim edhe një infuzion të mirë që deri në fund të këtij viti t`a zgjidhim një herë e përgjithmonë këtë problem gjithashtu i informova se Ministria që unë drejtoj ka ndarë një shumë për të rregulluar oborrin e shkollës me gjelbërim dekorativ që njëherë e përgjithmonë shkollat e vendbanimeve shqiptare të marrin një formë ashtu sic e meritojnë këta banorë”, deklaroi Ministri Bajrami. Kryetari i Degës së PDH-së në Tetovë, Adylhadi Iljazi, tha se “Me kërkesë të anëtarësisë së PDSH-së në këtë fshat dhe bashkësisë lokale, për zgjedhjen e problemit të lumit të këtij fshati erdh për vizitë ministri i Ekologjisë i cili premtoi investime në këtë fshat dhe shpresojmë se ky nuk do të jetë investim i fundit i tij në këtë fshat.Faza e parë e fillimit të punëve do të fillojë për një muaj”, tha Iljazi. Muzafer Ibishi, kryetar i bashkësisë lokale falemenderoi për vizitën ministrin dhe tha se shpresojmë se premtimet që na i dha do t`i realizojë.Banorët e Reçicës së Madhe, falemenderuan Ministrin për vizitën dhe angazhimin e tij në për zgjidhjen e probleme të tyre duke mbetur me shpresë së për afro 30 ditë do fillojnë punët për sanimin e këtyre problemeve..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *