Home / Lajme / Maqedoni / Policia ndihmon fondin në mirëmbajtjen e rrugëve

Policia ndihmon fondin në mirëmbajtjen e rrugëve

Tetovë, 15 janar – Temeperaturat e ulta që kanë mbretuar kohëve të fundit në vendin tonë, kanë detyruar që shpesh herë të intervenojnë ndërmarrjet të cilët kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve në qytetin e Tetovës thotë drejtori i fondit të rrugëve lokale Hisen Demiri..
“Temperetaurat e ulta qëndruan një kohë të gjatë që do të thotë se kemi pasur probleme me akullin i cili paraqitej në rrugët e qytetit poashtu nëpër rrugët e fshatrave në drejtim të malsisë. Gjatë ditës temepraturat riteshin kështu që niste të shkrihet bora dhe paraqitej lagështi e cila gjatë temperaturave të ulta brenda natës shkaktonte ose kthehej në akull dhe shkaktonte rrezik për ngarësit e makinave. Sot në rrugët e qytetit kemi lagështi mirëpo në moment intervenohet nëpër fshatrat e malësisë ku kemi ngrica”, thotë Demiri

Spas Demirit egziston një bashkpunim mjaftë i mirë midis tyre dhe policisë së komunikacionit dhe deri më tani nuk kemi pasur verejetje nga ana e tyre..
“Në bashkpunim me policinë e komunikacionit në kordinim të punëve me policinë e komunikacionit kontrollohen rrugët 24 orë, se në cfarë gjendje janë kështu që kemi pasur raste brenda natës ku policia e komunikacionit na ka lajmëruar dhe bashkë i kemi shikuar rrugët ku u kam urdhëruar ndërmarrjeve që të dalin në teren dhe të intervenojnë duke hedhur krip dhe zallë”..
Hisen Demiri thotë se edhe pse aktualisht rrugët janë në gjendje të mirë ne mundohemi që t’i mirëmbajmë sa më mirë rrugët në Tetovë dhe rrethinë. “Para dy ditëve patëm nëj takim me kryeshefin e sektroit të policisë komunikacionit Ismailhakiun dhe mendimi i përbashkët ka qenë se rrugët janë në gjendje të mirë nuk kemi pasur pengesa edhe pse pengesa të vogla duhet të presim gjatë stinës së dimrit dihen rregullat e komunikacionit si janë përshëmbull se intervenim për pastrimin e borës duhet të ketë kur ka borë mbi 15 cm, çdo ngarës i makinës duhet të jetë i pajisur me zinxhr dhe goma dimri. Ne mundohemi që të kryejmë detyrën tonë që rrugët në komunën e Tetovës dhe në drejtim të fshatrave tyë malësisë të jenë në gjendje të mirë”, deklaroi Demiri.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *