Home / Lajme / Maqedoni / Të gjithë do të paguajnë tatime

Të gjithë do të paguajnë tatime

Tetovë, 18 janar – Nëse deri më tani tatim në pronë kanë paguar vetëm qytetarët dhe hapësirave administrative, prej tani kësaj kategorie të tatimit do t`i nënshtrohen të gjithë..
Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve në ligjin për tatim në pronë që hynë në fuqi prej 1 janari, ndërmarrjet që posedojnë hapësirë publike ose tokë do të paguajnë tatim..
Taksambledhësit e komunës së Tetovës, përgatiten që t`i trokasin në derë të gjithë magazeve, shitoreve dhe kapaciteteve prodhuese në Tetovë. Siç bëjnë të ditur nga kjo komunë do të formohet një komision i cili në teren do të bëjë inspektim të obliguesve tatimorë, do të vlerësojë vlerën e ndërmarrjes së tyre dhe sipas saj do të vendos shkallë tatimore.

Të gjithë vendimet individuale për lartësinë e tatimit do të të përgatiten më së voni deri më 31 mars. Nga tatimi në pronë ishin të liruar deri më tani, të gjithë pronarët e ndërtesave ose hapësirave ku kryenin veprimtari të ndryshme. Nga komuna nuk kanë informatë se sa tatim oblugesit e rrinj nga Tetova do të mbushin arkën e komunës për këtë vit..
U.H

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *