Home / Lajme / Maqedoni / Tetova me kënd amerikan

Tetova me kënd amerikan

Tetovë, 17 janar – Sot në Tetovë, është hapur këndi amerikan.Hapja e këtij këndi u bë nga ana e ambsadaores amerikane Xhilien Millovanoviq.Në hapje solemne ishin të pranishëm edhe drejtori i qendrës për kulturë Faik Mustafa i cili foli në emër të Ministrit të kulturës i cili nuk ishte i pranishëm dhe kryetari i komunës së Tetovës, Hazbi Lika.Ambasadorja Millovanoviq, theksoi se jemi këtu në 540 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndebeut, figurës së amdhe historike të njohur në gjithë botrën dhe mendoj se i përgjigjet rastit që kjo ditë e përkujtrimit të Skënderbeut është edhe dita e hapjes së kësaj qendre kulturore.”Ky Kënd Amerikan është i treti në Maqedoni i dedikuar të bashkojë njerëzit e kulturave të ndryshme.Këndet e tjera, në Shkup dhe në Manastir pranojnë nga 10 mijë vizita në vit.Shpresoj se po aq njerëz nga tetova Gostivari dhe komunat tjera në rajon do të shfrytëzojnë këndin amerikan të ri, kënd që është si burim i dobishëm sidomos për të mësuar për shtetet e bashkuara dhe për të përmirësuar gjuhën angleze”, deklaroi Millovanoviq.

Sipas saj, përmes këtij këndi ofrohen një vend ku nëpërmjet librave dhe internetit njerëzit e të gjitha moshave mund të eksplorojnë dhe zbulojnë atë që i ineterson.”Tetova sot i bashkangjitet rrjetit të pasur të më tepër se 300 këndeve amerikane anembanë botës me qindra mijëra anëtarë.Secili prej jush që jeni sot këtu dhe të gjithë ata që të vizitojnë atë mund të presin shumë kënaqësi dhe njohuri të reja”, tha ajo.Ndërkaq, drejtori i qendrës kulturore të Tetovës faik Musfata tha se ky është një sihariq i vërtetë për kulturën dhe për të rrinjt tetovarë.” “Këndi amerikan është një sihariq i këndshsëm për Tetovën, që ka dy universitete dhe gjashtë shkolla të mesme, i cili ka një armatë të tërë të rrinjsh që do të gjejnë një streh, do të gjejnë literaturë të pasur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mësojnë shumë cka që është në interes të tyre.Ne përshëndesin ambasadoren për këtë mbështeteje dhe mbështetjen që do të na jap në mbulimin e pullazit të Pallatit të kulturës i cili nuk është në gjendje të mirë.Ne larguam klubine shahut që të japim mundësi këtij këndi për të promovuar vlera”, deklaroi Mustafa.Ndërkohë prefekti i komunës së Tetovës Hazbi Lika tha se ky kënd ka rëndësi në këmbimin e velrave mes popujve të Tetovës dhe atyre amerikan.” Ky është një projekt i tretë që po realizohet në bashkëpunim me ambasadën amerikanë që unë jam si kryetar i komunës.Projekti i parë ishte Xhez koncerti, i dyti projekt ishte hapja e galerisë së arteve dhe projekti i tretë është hapja e këndit amerikan.Unë përshëndes angazhimin maksimal të ambasadës së amerikës që patën vullnet që të manifestojnë një veprimtari siç është kjo sot që është me rëndësi se ne jemi pjesë e kësaj ku qytetarët e Tetovës do të informohen për vlerat dhe mundësitë e popullit amerikan dhe të njoftojmë popullin amerikan për vlerat tona.Ne kemi shumë vlera dhe do të kemi munëdësi që ato vlera t`ia prezantojmë popullit amerikan.”, deklaroi LikaMillovanoviq tha para të pranishmëve se këndi amerikan në Tetovë është fryt i një bashkëpunimi të vërtetë mes ministrisë së kulturës dhe komunës së Tetovës, shtëpisë së kulturës OJQ aurora dhe ambasadës së amerikës.Koordinator i këndit amerikan është Gëzim Sulejmani, i cili tha se ky projekt do të ndihmojë të rrinj që të njohin kulturën amerikane…
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *