Home / Lajme / Maqedoni / UEJL shembull për tjetër

UEJL shembull për tjetër

Tetovë, 30 janar-Komisioneri i lartë i OSBE-së mbi pakicat kombëtare, ambasadori Knut Vollebek, sot qëndroi për vizitë në universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku u takua me udhëheqësinë më të lartë të këtij institucioni si dhe zhvilloi takim me rektorin Alajdin Abazi.Pas takimit Vollebek u shpreh se ky institucion ka një rëndësi të veçantë për arsimin në Maqedoni.”Kjo është vizita e parë e ime në Universitetin e Evropës juglindore në Tetovë dhe është kënaqësi e veçantë që të jem këtu me rektorin. Ky është një universitet për të cilin kam dëgjuar shumë në Evropë dhe gjetiu dhe dëgjuam nga rektori për kontributin që e ka dhënë ky universitet në arsimimin e të rrinjëve në Maqedoni”, deklaroi Vollebek.Sipas tij, ky universitet është me rëndësi të veçantë për arsimin në Maqedoni që do të prodhojë kuadro të rrinj për institucionet shtetërore.”Ka një rënëdësi tjetër në këtë universitet sepse ky është një institucion i cili i afron së bashku edhe studentët të etnive tjera përveç shqiptarëve”, tha ai.Gjatë takimit është biseduar edhe për zhvillimin e mëtejmë të këtij univeristeti si një institucion i suksesshëm në vend.

”Poashtu këtë çështje e kam biseduar edhe me zyrtarët qeveritarë gjatë ditëve që isha këtu në Maqedoni.Nga ana e tij rektori Abazi u shpreh se Vollebekun e ka njoftuar për të arriturat e universitetit dhe me ambiciet për në të ardhmen.“Ishte një kënaqësi sot zotëri Vollbeku që na vizitoj dhe zhvilluam tema interesante njëher atë e njoftuam për zhvillimin e deritashëm të universitetit, se çka planifikojmë në të ardhmen normal çfarë janë përparësitë tona, çka janë vështirësitë dhe sipas fjalve të tij kemi një përkrahje të gjërë që me këto hapa që i kemi patur deri më tani të vazhdojmë edhe më tutje shpresoj që i tha këto fjalët për përkrahjen do të jenë edhe realitet”, deklaroi Abazi.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *