Home / Lajme / Maqedoni / Zjarrfikësit e Tetovës më të mirë se kolegët e tyre

Zjarrfikësit e Tetovës më të mirë se kolegët e tyre

Tetovë, 21 janar-Prej një e deri më 21 janar të këtij viti në rajonin e Tetovës, janë rregjistruar 19 zjarre, prej të cilëve 5 janë shërbime të njësisë së zjarrëfikësve.Prej numrit të përgjithshëm 14 zjarre janë shkaktuar në objekte dhe një intervenim në një aksident rrugor.Përveç objekteve zjarret tjera janë shkaktuar nëpër oxhaqet e objekteve.Krahasuar me vitin e kaluar në periudhën e njejtë numri është poshtuajse i pandryshuar, ku tre zjarre janë evidentuar më shumë gjatë vitit të kaluar.Këto të dhëna i ka prezantuar Goce Jakimovski, kryeshef i njësisë së zjarrëfikësve në Tetovë gjatë një takimi me gazetarë, dje në komunën e Tetovës.Sipas tij gjatë vitit 2007 në rajonin e Tetovës janë rregjistruar gjithsej 536 zjarre, ose në aq raste ka interevnuar shërbimi i zjarrëfikësve.Gjithsej në 450 raste është inetrevenuar ku ka patur zjarr, 98 intervenime në objekte, 325 në ambient të hapur dhe në 51 raste në ndërtesa banesore ndërsa në dy raste nuk është intervenuar për shkak terenit të papërshtatshëm, në shkollën fillore në Jellovjan dhe në një objekt në Zhelinë.Në dymbëdhjetë raste është interevenuar nga thirrjet e rejshme në këtë njësi.Zjarri sipas Jakimovskit, shkaktoi katër viktima gjatë 2007, ku tre persona janë djegur dhe një ka vdekur si pasojë e tymit.Ai para gazetarëve tha se gjithmonë si parametër meret viti 2000 dhe duke e krahasuar atë vit, ku kanë ndodhur 370 zjarre, këtë vit numri 450 është më i madh për 67 përqind.

Jakimovski, tha se kjo njësi ka në dispozicion gjashtë automjete dhe 46 të puënsuar, ku 31 marrin rrogë nga qeveria ndërsa 15 nga komuna.Mungojnë shkallët ndihëmse që sipas tij pamundësojnë intervenimin mbi katin e tretë.Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të themelohen edhe punkte tjera të zjarrëfiëksve.”Janë në plan tre njësi të zjarrëfikësve të thememohen edhe atë përmes bahskimit të dy komunave ku do të veprojë një punkt.Komuna e Tearcës dhe komuna e Jegunocit të kenë një punkt, komuna e Bërvenicës me komunën e Bogovijës dhe një punkt në komunën e Zhelinës, pro kjo ende është vetëm si ide”, tha Jakimovski.
Sipas tij, praktikat botërore të zjarrëfikësve tregojnë se për të qenë një njësi e suksesshme duhet që një zjarrëfiëks të ketë në çdo dy mijë banorë dhe sipas llogarive njëisa që udhëheq ai duhet të ketë të puënsuar 110 të puënsuar, pasi numri i banorëve të Tetovës ëhstë diku rreth 220 mijë.Kreu i zjarrëfikësve në Tetovë, tha se zjarret më së shumti në rajonin e Tetovës ndodhin në kohën prej orës 14.00 e deri ora 22.00.
Sipas rangimit gjatë intervenimit, njësia e zjarrëfikësve në Tetovs, ka marrë vendin e parë në nivel shtetëror..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *