Home / Lajme / Maqedoni / 25 vepra penale për 7 ditë

25 vepra penale për 7 ditë

Tetovë, 5 shkurt – Nga 29 janari e deri më sot në rajonin që mbulon sektori për punë të brendëshme në Tetovë, janë rregjistruar 25 vepra penale prej të cilëve 12 vjedhje të rënda, vjedhje 11, një tentim për vjedhje dhe 1 plaçkitje.Nga ana e SPB-së në Tetovë gjatë javës së kaluar janë ngritur 6 fletëpadipenale kundër 6 personave për kryerjen e 7 veprave penale.Sipas kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, Faik Dervishi, të dielën rreth orës 11.30 pas faljes së namazit në xhaminë e larme në Tetovë, nga ana e M.D, i lindur në vitin 1960 është parqitur në polici se djali i tij 12 vjeçar në parkun e xhamisë është marrë nga ana e një person deri më tani të panjohur për organet e policisë, dhe është dërguar në qendrën sportive.”Në qendrën sportive personi i panjohur ka nxjerrë shami të zezë dhe i`a ka lidhur sytë dhe më pas ka dërguar të miturin në një hapësirë të mbyllur ku ka marrë lëndime gjatë shtyrjes.Më pas personi i panjohur ka tenuar që të përdhunojë por pasi i mituri ka rezistuar ai është goditur.Pas kësaj sërish i mituri është sjellur në qendër të qytetit me sytë e lidhur dhe ka marrë kërcënime që për rastin në fjalë të mos njoftojë prindërit”, tha Dervishi.

Nga ana e organeve të hetuesisë është biseduar me të miturin R.D, dhe punohet në zbardhjen e rastit. Gjatë javës së kaluar thotë Dervishi, janë arrestuar 15 persona.Për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepra penale janë arerstuar tre persona, ndërsa për shkak të vuajtjes të dënimit me burg janë arrestuar 8 persona.Ndërkaq, SPB e Tetovës, ka arrestuar katër persona me urdhër të gjyqit për shkak të pagesës së dënimeve me para.Gjatë 7 ditëve të kaluar 20 persona kanë parashtruar ankesa të ndryshe.Sa i përket komunikacionit në rajonin e Tetovës , gjatë javës së kaluar janë rergjistuar 26 aksidente në trafik.SPB e Tetovës duke vepruar në bazë të ligjit për siguri në komunikacion, ka kryer 822 kontrolle të veturave, ku tek 653 nuk janë konstatuar parregullësi, ndërsa 169 kanë patur parregullësi dhe ndaj vozitësve do të meren masave. U.H

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *