Home / Lajme / Maqedoni / Dy çmime për aktorët e Tetovës

Dy çmime për aktorët e Tetovës

Tetovë, 31 janar – Aktorët e institucionit nacional Teatri i tetovë, i themeluar në fund të vitit të kaluar, janë kthyer kokë lartë nga festivali “Flaka e Janarit-Gjilan 2008”, duke sjellur në Tetovë çmimin kryesore te festivali “Teksti me i mirë dramaturgjik”, me dramën Duke Pritur Sarën.Përveç këtij çmimi ata janë stolisur edhe me një çmim tjetër atë për rregji më të mirë.Drejtori i këtij institucioni Sabedin Aliu para gazetarëve tha se kjo është një fitore e madhe për vetë aktorët, institucionin që drejton ai dhe vetë për kulturën në qytetin e Tetovës.”Me këtë fitore aktorët dhe vetë teatri tregoi se kemi të bëjmë me një gjeneratë të suksesshme dhe të përgatitur mirë profesionalisht, me çka përgëzoj ata për punën dhe mundin e dhënë dhe suksesin e arritur”, deklaroi Aliu.

Nga ana e saj regjisorja e kësaj shfaqje Olza Maze e vlersoi një sukses tepër të madh sepse nga Gjilani Tetari I Tetovës kthehet me dy çmimet kryesore, si shfaqje më e mirë dhe tekst më I mirë.”Kemi arritur që të marrim cmime në mesin e 7 trupave teatral nga Kosova dhe Shqipëria, si çmimet kryesore, shfaqje më e mirë dhe tekst më I mirë.Ky sukses i arritur na jep vullnet për të punuar më shumë në ngritjen e këtij institucioni që është një impuls për aktorët dhe vetë institucionin në të ardhmen t`i përkushtohemi më shumë këtij institucioni”, tha Maze..
Në festivalin më të madhë Së shpejti shfaqa duke pritur Sarën do të prezantohet edhe para publikut të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës tha drejtori I Institutit Nacional Tetari I Tetovës, Sabedin Aliu.Në këtë pres konferncë u tha se drama Duke Pritur sarën , u mirëprit ehd enga publiku i Gjilanit, i cili disa herë ka duartrokitur aktorët tetovarë të cilët edhe një herë shkëlqyen, ashtu siç shkëlqyen me dramën Çmendina , që u shfaq gjatë hapjes solemne të teatrit të Tetovës..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *