Home / Lajme / Maqedoni / Jazhinca ka hise në shpalljen së pavarësisë

Jazhinca ka hise në shpalljen së pavarësisë

Tetovë, 17 shkurt – 32 kilometra larg Tetovës gjenden fshati Jazhincë. Pikërisht para 9 viteve ky fshat ishte në qendër të vëmendjes botërore sepse ishte vendi ku janë pritur dhe përcjlleur mbi 200 mijë kosovarë të dëbuar nga trojet e tyre shekullore nga policia dhe ushtria Sërbe. Ky fshat me 200 shtëpi dhe 1300 banorë gjatë gjithë historisë luajti rol kombëtar.I vendosur pikërisht në vendkalimin kufitar me Kosovën fshati Jazhincë 9 vjet pas eksodit të shqiptarëve të Kosovës, të dielën në kafiterinë e fshatit banorët e këtij fshati sytë sërish i kishin të kthyer drejt Kosovës në pritje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Muharem Bakiu është një burrë i të 70-ve, është kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Jazhincë.Nuk nguron të evokojë kujtime nga viti 99, kur mijëra kosovarë kaluan nëpër duart e tij dhe të bashkëfshatarëve të tij.

”Më kujtohet si sot se i tërë fshati ishte i mobilizuar, unë isha anëtar i shtabit të emergjencës që u krijua aso kohe.Me javë të tëra nuk kemi bërë asnjë sy gjum.Kemi pritur të debuarit në vendkalimin kufitar dhe në mal ata të cilët me javë të tërë kishin bredhur maleve për të dalë në Jazhincë nëpër venkalime kufitare.Kam parë gra, fëmijë e burra të molisur, të katandisur dhe në gjendje të mjeëruar.I kemi strehuar në fshat dhe në atë kohë fshati numëronte 2 mijë e pesëqind banorë bashk me kosovarët e dëbuar.Unë vetë në shtëpinë time kam patur afër 60 persona të cilët kanë qëndruar ndërsa unë kam qëndruar në këmbë ose kam qenë në shtab, ndërsa situatë e njejtë ka qenë në gjithë fshatin, ”, thotë plaku Baki dhe për një çast heshtën sikur dëshiron të na thotë se “kohë e vështirë ishte ajo” dhe vazhdon bisedën më tutje duke rëfyer se në fshat ka qëndruar ilegalisht edhe kryeministri i tanishëm dhe ish përfaqësuesi i UCK-së Hashim Thaçi dhe njëri prej komandanatëve kryesor që ka trajnuar ushtarët e UCK-së në Kuks por emri nuk më kujtohet, thotë kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Jazhincë.Sipas tij i madh e i vogël, burra e gra ishin vënë në shërbim të Kosovarëve dhe nuk kursenin asgjë, ndërsa pas përfundimit të krizës nga ana e ndërkombëtarëve morrëm lëvdata për një organizim më të mirë se të gjitha vendkalimet kufitare në pritjen e rrefugjatëve dhe për këtë morrëm donacion kompjutorë.”Organizimi ishte në nivel dhe vetë fakti që askush nuk ndroi jetë si në venkalimet tjera kufitare ndërsa kishim disa magaze me ushqim, batanije, medikamente dhe sende tjera të nevojshme”, thotë Bakiu.Ndërkaq, Jetmir Kamberi, një student i Juridikës kujton atë kohë si një ngjarje të madhe që nuk do ta harron gjatë gjithë jetës.”Kishim një fluks të madh të të dëbuarve nga Kosova dhe të njejtit i evidentonim dhe i strehonim.Më kujtohet një rast kur një kolonë e Kosovarëve nga kufiri në Jazhincë e 7 kilomtra në brendi të Kosovës ishte përplot me të ikur dhe nuk policia sërbe nuk lejonte që ata të hynin në Maqedoni me ditë të tëra dhe ne një grup shokë kemi shkuar deri tek tuneli afër Kaçanikut për t`iu dërguar ushqim atyre dhe ajo rrugë përplot rreziqe nuk do ta harrohet kurrë”, thotë Kamberi.Banorët e Jazhincës në pritje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës shprehen se me shtetin e dytë shqiptar në ballkan shqiptarët do të fitojnë shumë, ndërsa shpresat për një zhvillim më të hovshëm ekonomik nuk fshehen nga ata.”Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët ndërsa për ne ka rëndësi të madhe se kjo është një ngajrje që është pritur me vite të tëra që drejtësia të shkoj në vend”, thotë kreu i bashkësisë vendore të fshatit Jazhincë, i cili thekson se Jazhinca luajti një rol të madh gjatë krizës së 1999, dhe ka hise në pavarësinë e Kosovës dhe po aq sa populli i kosovës ata janë të lumtur për këtë ditrë.”Kjo ditë u takon dëshmorëve sepse shkoi në vend amaneti i tyre, ndërsa ne gjatë asaj kohe kemi pranuar shumë ushtarë të plagosur në luftën e Kosovës”, thotë Jetmir Kamberi.Këta banorë thonë se edhe pse janë vizituar nga shumë prej atyre që qëndruan gjatë vitit 1999, megjithatë ata thonë se meritojnë që të vizitohen dhe të ndajnë kujtimet e asaj kohe dhe të gjithë Kosovarët të shprehin mirënjohje për ata që ata bënë për Kosovën dhe popullin e saj.”Kriza e 1999 na bashkoi më shumë neve shqiptarëve këndej kufirit në apsketin shpirtëror edhe pse i tërë fshati lidhjet farefisnore i ka me Kosovën..

Fshati Jazhince.

Jetmir Kamberi.

Muharem Bakiu.

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *