Home / Lajme / Maqedoni / Konfiskohet sasi e madhe e cigareve

Konfiskohet sasi e madhe e cigareve

Tetovë, 22 shkurt – Gjithsej 1474 boxa me cigare në pako të mëdha janë konfiskuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm gjatë kontrolleve në katër shtëpi në fshatin jazhincë. Gjatë një aksioni të Sektorit për punë të Brendëshme të Tetovës, pas marrjes së informacioneve nga tereni se mbrëmë në këtë fshat janë futur në mënyrë ilegale një sasi e konsiderueshme e cigareve. Sic njoftoi kryeshefi i policisë së krim teknikës në policinë e Tetovës, Rushit Ismani, pas marrjes së lejes me udhër të gjykatës së Tetovës është realizuar kontroll në katër shtëpi në fshatin Jazhincë.

Në shtëpinë e D.A i lindur në vitin 1964 në Jazhincë, poilicia ka konfiskuar 14 paketa me cigare ku ka patur 25 boxa Lucky Strike dhe 8 paketa me nga 50 BOX cigare Dunhill pa banderola, një pushkë gjuetie që e ka poseduar me leje dhe dy radiolidhje që përdoren për gjueti. ”Kemi kontrolluar edhe shtëpinë e M.E i lindur në vitin 1981 në Jazhincë, aty janë gjetur 13 paketa me nga 50 boxa cigare. Prej tyre 5 paketa WEST, 5 Boss klasik dhe 3 Boss Light. Në një shtëpi tjetër janë gjetur 6 boxa west. Në shtëpinë e N.E i lindur në vitin 1986 janë gjetur 20 box west dhe një dhomë ndihmëse 5 box West “, tha Ismani..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *