Home / Lajme / Maqedoni / Krahas Prishtinës edhe Tetova feston shpalljen e Pavarësisë

Krahas Prishtinës edhe Tetova feston shpalljen e Pavarësisë

13 shkurt – Shpallja e pavarësisë së Kosovës është çështje orësh.Tani më është e sigurtë se dita e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe do të jetë mbrëmja e së dielës ose e hëna. Kjo festë nuk do të kalojë pa u shënuar edhe në Tetovë. Burime tona bëjën të ditur se në qendër të Tetovës do të ketë një manifestim të organizuar nga komuna e Tetovës. Detajet rreth këtij manifestimi nuk janë bërë të njohura gjatë ditës së sotme pasi që hollësitë do te jepen gjatë ditës së nesërme. Paralajmërimet e partive politike shqiptare kanë qenë dhe janë se Maqedonia do të jetë ndër vendet e para që do të pranojë Kosovën shtet të pavarur. Ky qëndrim është konfirmuar disa herë edhe nga vetë kryemnisitri Nikolla Gruevski. Ndërkohë që kryetari i Partisë Liberale, Jovan Manasijevski “Është pa përgjegjësi që Qeveria nuk po bën asgjë dhe pret që shtetet e tjera të BE-së dhe NATO-ja ta njohin Kosovën. Ne, thotë kryetari i PLD-së, duhet të kemi pozicion aktiv dhe t’i eksponojmë interesat tona. Përveç kësaj, qeveria duhet të ketë plan për masat e parapara të qeverisë serbe. Ato do të jenë ekonomike, politike, pjesë të sfidave të sigurisë nga situata e terrenit në Kosovë”, tha në tribunën në Prilep, Jovan Manasijevski

Ndërkohë që gazetat në mbarë evropën kanë publikuar titujt se në ballkan lind shteti i ri. Për tre ditë në Evropë do të ketë shtet të ri – Kosova, shkruajnë sot gazetat rumune “Evenimentul zilej” dhe Romania libera”.”Pothuajse nëntë vite pas fundit të luftës, shqiptarët e Kosovës po përgatiten që për disa ditë njëanshëm të shpallin pavarësinëe Kosovës”, thekson “Evenimentul zilej” dhe shton se kjo sipas të gjitha gjasave do të ndodhë të dielën apo të hënën.Gazetat britanike sot gjërësisht shkruajnë për situatën në Kosovë.”Gardian” konstaton se beteja rreth pavarësisë së Kosovës ka hyrë në fazën përfundimtare. Sigurimit dhe shtoi se flamuri dhe Kushtetuta e shtetit të ri tashmë janë përgatitur. Pikërisht çështja për flamurin dhe kushtetutën, shkruan korrespondenti i “Gardian”-it, ishte temë e diskutimit të gjatë në Prishtinë, i cili është mbajtur në fshehtësi.Kryeministri Thaçi pohon se kalimi drejt pavarësisë do të jetë i qetë dhe se nuk ka arsye për druajtje dhe panik. Edhe krahas kësaj, thekson “Gardian”, NATO-ja i përforcoi patrullimet në zonat në të cilat ekziston rreziku nga shpërthimi i përleshjeve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve..
U.H

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *