Home / Lajme / Maqedoni / Kthehen 126 ushtarë nga misioni ISAF

Kthehen 126 ushtarë nga misioni ISAF

Tetovë, 9 shkurt – Nimet Kurtishi, është njëri prej 21 shqiptarëve që morri pjesë në misionin ISAF në Afganistan. Ai thotë se kjo është hera e parë që ka qenë në Afganistan por nuk i paraqet problem që të shkojë sërish në atë vend. Habitës është fakti se entuziazëm për të shkuar ne këtë mision edhe tej ushtarët tjerë.Ndonëse të gjithë janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe sigurinë e brisht që mbretëron atje.” ISAF është një mision i paqëruatjëse. Është larg nga venlindja dhe mbresat janë të mira edhe pse kishte rrezik dhe shpresojm se detyrat i kryem me sukses në Kabull. Ne ndihmuan shumë në vendosjen e paqës dhe patëm një bashkëpunim të mirë me popullatën e atjeshme dhe ata na pritën mirë dhe popullata kishte një simpati ndaj paqëruatjësve nga Maqedonia, për shkak të sjelljes së mirë të ushtarëve të kontigjentit tonë.Pse mos shkojmë, ne i ndihmojmë paqës atje”, thotë Nimet Kurtishi.

Kjo ishte edhe qëllimi i solemnitetit të sotëm që u mbajt në kazermën “Kuzman Josifovski – Pitu”, në Tetovë, me rastin e kthimit të misionit paqësor ISAF në Afganistan të kontingjentit të ri të ARM-së, gjatë gjashtë muajve të kaluar .Në rrotimin e tretë në misionin paqësor ISAF në Kabul ishin 126 pjesëtarë të brigadës së dytë të mekanizuar këmbësorike. Pjesëtarët nga njësiti “Leopardë” në Afgansitan i kanë kryer detyrat në përbërje të Kontingjentit të Mbretërisë britanike, për sigurimin e komandës kryesore të forcave të ISAF-it në KabullZëvendësgjenerali i Armatës së Republikës së Maqedonisë, Adil Gazafer tha se ushtarët i kanë kryer detyrat me përgjegjësi më të madhe dhe uroi që janë kthyer mirë në shtëpitë e tyre dhe misioni është kryer me mjaft sukses sepse ju i kryet detyrat me nder, përgjegjësi dhe me një profesionalizëm të lartë, tha Gazafer.Eprori i kontigjentit Feto Bajrami, duke i`u drejtuar ushtarëve tha se, jam i kënaqur që të gjithë u kthyet mirë dhe dhëndoshë në shtëpi dhe Maqedoninë e prezantuat në mënyrën më të mirë duke treguar nivel të lartë të profesionalziëm.”Misioni që u parashtrua nga ana e komandës sonë u realizua tërësisht në mënyrë profesionale. Bashkëpunimi me popullin e Afganistanit ishte në nivel të lartë dhe na respektonin pa masë në detyrat tona dhe misionin që e kryenim atje.Misioni i ISAF-it në esencë është për stabilizimin e Afganistanit.Në përgjithësi në Afgansitan gejdnja është stabile por prap se prap ka disa nijansa të rrezikut, ne në rajonin tonë ku ishim përgjegjës nuk patëm ndonjë rrezik ose incident.Me detyrat që i kreyjmë në krahasim me ushtarët e vendeve të NATO-së, nuk dallojmë për asgjë dhe them se jemi të gatshëm që të jemi pjesë e NATO-së.Po jemi ushtar dhe nëse marrim urdhra për të shkuar sërish do të kishim shkuar pa ndonjë drojë.Pavarisht kushteve pasi që jemi ushtarë profesionis”, tha eprori Feto bajrami..Në konitgjentin në kuadër të msionit ISAF në Afganistan nga gjithsej 126 ushtarë prej tyre ishin 21 shqiptarë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *