Home / Lajme / Maqedoni / Mbijeton Silmaku, arrihet marrëveshje

Mbijeton Silmaku, arrihet marrëveshje

Tetovë, 22 shkurt – Kombinati për përpunimin e xeheve, metaleve dhe legurave – “Silmak” në Jegunoc do të vazhdojë të punojë dhe do të ngel në kartën industriale të Republikës së Maqedonisë, tha gjatë vizitës që I bëri kësaj fabrike nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për çështje ekonomike Zoran Stavreski. Sipas tijë është tepër e rëndësishme të vazhdoje me punë kjo fabrikë sepse ka rëndësi të madhe për ekonominë e vendit.
“Në takimin e sotëm arritëm marrveshje me udhëheqësin që fabrika të vazhdojë me punë, në lidhje me furnizimin me rrymë nga ana e shtetit në orët e mbrëmjes me 30 megavat, nga ana e Silmakut do të sigurohet sasia ditore e cila është përafërsisht 30 megavat, ajo do të mundësoj të restartojë fabrika dhe pritet të ndodhë kah mesi I muajit mars, kënaqësi është sepse gjetëm gjuhë të përbashkët me udhëheqësinë, arritëm kompromis nga ana jonë pak nga ana tyre pak dhe në fund gjetëm zgjidhje ashtu siç prisnim, arritëm që fabrika të mbijetojë dhe rajoni të mbijetoj dhe të njejtit puntorë të punojnë”, tha Stavrevski.

Sipas drejtorit gjeneral të fabrikës Silmak Xvonko Jovanovski, punët në këtë kombinat do të fillojnë shumë shpejt. “Arritëm marrveshje që sërish Silmaku të vazhdojë me punë. Fillimi me punë do të varet nga momenti kur ne do të arrijmë të sigurojmë energji nga importi. Ajo do të jetë shumë shpejt, ne kemi pasur biseda edhe më herët të cilat tash do t’I aktivizojmë, dhe në momentin që të sigurojmë energji importuese do të fillojmë me punë” tha Jovanosvki..
Drejtori pohoi se nga fabrika do të largohen 502 të punësuar ndërsa, numri I tyre do të ngel sipas nevojës që do të ketë kjo fabrikë. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *