Home / Lajme / Maqedoni / Më 11 shkurt takohen liderët

Më 11 shkurt takohen liderët

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ftoi kryetarët e partive kryesore për takimin e radhës të liderëve të caktuar për 11 shkurt, ku në agjendën e paraparë pritet të jenë ligji për përkujdesje institucionale për UÇK-në, ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe ligjet të tjera që kanë të bëjnë me reformat.“Me qëllim që të vazhdojmë praktikën e vendosur për dialog mes partive politike relevante e cila rezultoi me arritje të marrëveshjes për një pjesë të rëndësishme të çështjeve për eurointegrimet, ju ftoj që të mbajmë takimin e ri të liderëve” , thuhet në ftesën e kryeministrit dërguar liderëve të partive më të mëdha politike.

Informacionet e konfirmuara bëjnë të ditur se takimi do të mbahet me qëllim për të mos humbur kohë për miratimin e ligjeve të nevojshme para Samitit të NATO..
“Kryeministri Gruevski në Bruksel është inkurajuar për të vazhduar takimet me liderët e partive politike sepse vetëm kjo rrugë e çon Maqedoninë drejt NATO-s dhe BE-së”, theksojne burim diplomatike duke shtuar nevojën urgjente për takimin e radhës..
Ligji për përkudesje institucionale për UÇK-në, ligji për gjuhën shqipe, gjykatën kushtetuese dhe harmonizimi i ligjeve të tjera sipas legjislaturës së BE-së janë pikat kryesore që duhet të jenë në agjendën e takimit të ardhshëm të katër partive kryesore VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe BDI..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *