Home / Lajme / Maqedoni / Me vendim të qeverisë lirohen çmimet e produkteve ushqimore

Me vendim të qeverisë lirohen çmimet e produkteve ushqimore

Tetovë, 9 shkurt- Buka, qumështi dhe vaji ushqimor prej nesër do të shiten me çmime të reja, më të ulëta nga të tanishmet, vendosi të premten Komiteti për ndjekjen e çmimeve.Në takimin në Qeveri, ishin të pranishëm anëtarë të tij dhe përfaqësues të sindikatave, të marketeve më të mëdha në vend, të prodhuesve të produkteve themelore jetësore dhe të organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë.Sipas zëvendëskryeministrit Zoran Stavreski, një pjesë e marketeve propozuan që gjatë 30 ditëve të ardhshme t’i zbresin ndryshimet ndërmjet çmimit të blerjes dhe atij të shitjes, madje edhe po të heqin dorë prej tyre për disa nga prodhimet themelore, me qëllim që të pakësohet shoku nga çmimet.”Më me rëndësi është se ka vullnet për zgjidhjen e problemit. DUhet të kihet parasysh se çmimet po rriten në nivel global dhe se problemi nuk është vendor, por i importuar. Qeveria gjatë tre muajve të ardhshëm, 7.000 deri 10.000 familjeve më të rrezikuara sociale do t’u japë nga 1.000 denarë mjete të pakthyeshme, për t’ua lehtësuar standardin jetësor”, tha Stavreski.

Në takim është arritur marrëveshje, shtoi Stavreski, 20.000 tonë të grurit nga rezervat e mallit t’u shiten ndërmarrjeve për bluarje me çmim prej 15 denarëve për kilogram, që plotësisht, krahas ndryshimit të çmimit, di ta ulë çmimin e bukës.”Kjo sasi ështëe mjaftueshme për 45 ditë. Pas kësaj periudhe shpresoj se do të gjendet grurë më i lirë nga importi dhe se do të qëndrojmë me këto çmime të zbritura deri në korrje”, theksoi Stavreski.Ai theksoi se përpunuesit e vajit të parafinuar ushqimor kanë kërkuar zbritje të doganës që momentalisht është 20 për qind në mënyrë që të ulet çmimi i vajit.” Sipas propozimit të Vlladimir Todoroviq, pronar i “Tineks”-it, një pjesë e marketeve më të mëdha në SHkup ishin të gatshëm të heqin dorë apo në mënyrë minimale t’i zbresin ndryshimetv e çmimeve tregtare për qumështin, bukën dhe vajin ushqimor, për periudhën e ardhshme.”Të gjithë kemi dëshirë të ndihmojmë në zbritjen e çmimeve. Nuk duhet të pritet rezultat spektakular, përkatësisht kthim i çmimit të vajit në nivelin e vitit të kaluar, por zbritje do të ketë gjithsesi”, deklaroi Todoroviq.Risto Tashev, drejtor i “Zhito Vardar” nga Velesi dhe njëri nga prodhuesit më ët mëdhenj të ushqimit në vend, tha se do të përpiqen që çmimi i bukës të ulet që sot. “Propozuam që çmimi të ulet deri 3 denarë, por plotësisht do të konstatohet nëse për këtë ka mundësi dhe bazë”, theksoi Tashev. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *