Home / Lajme / Maqedoni / Mundësi për zhvillimin e biznesit tek të rrinjtë

Mundësi për zhvillimin e biznesit tek të rrinjtë

Tetovë, 27 shkurt – Universiteti i EJL-së, Fondacioni Institut Shoqëri e hapur – Maqedoni dhe Fondacioni Servis sipërmarrës për të rinjë-SSR sot nënshkruan marrëveshje tripalëshe për fillim të pilot propjektit për hapje të degës së Servisit sipërmarrës për të rinjë – biznes inkubator -Tetovë. Kjo marrëveshje në të ardhmen do t`iu mundsojë studentëve që të zhvillojnë idetë e tyre në biznes. Drejtori i Fondacionit, Instituti Shoqëri e hapur – Maqedoni, Vladimir Milcin, tha se fondacioni instituti shoqëria e hapur që moti ka një bashkëpunim me UEJL-në dhe në këtë rast bëhet fjalë, se fondacioni e ndihmon universitetin, në modernizimin e mësimit jo vetëm në mënyrë teorike por edhe në praktikë duke u ndihmuar të rrinjëve që të fillojnë të zhvillojnë bizneset dhe idetë e tyre vetanake.

”Fondacioni hapi një ikubator në Shkup dhe kjo është një filialë dhe është shumë e natyrshme që ky inkubator të jetë në UEJL dhe të rrinjëve ju mundëson që të notojnë në sistemin ku mbisundon tregu ekonomik.Me këtë dëshirojmë që të rrinjtë të mësohen se si të fillojnë biznes dhe të marrin ligjërata me udhëheqjen e atij biznesi dhe në fund faza tjetër do të jetë që të marrin mjetet për fillimin e atij biznesit.Unë jam i sigurt se intersi do të jetë i madh dhe inkubatori në UEJL do të jetë vendi ku do të stratojnë me punë kompani të suksesshme”, tha Milçin.Nga ana e tij rektori Alajdin Abazi theksoi se ne jemi të interesuar për studentët gjatë kohës së studimeve dhe pas tyre se çka ndodh me punësimin e tyre dhe kemi themeluar qendrën për karierë që përcjell studentët pas diplomimit.”Deri më tani jemi të kënaqur me ato diku rreth 65 përqind nga 1700 studentë që kanë diplomuar janë punësuar ndërsa tjerët kanë vazhduar studimet postdiplomike.Ky pilot projekt është shumë i rëndësishëm që do t`i paraprijë projektit të madh që planifikon UEJL-ja, në fazën e ardhshme në ndërtimin e një qendre ose të një parku, ku ne dëshirojmë që studentët në kuadër të këtij inkubatori, që t`i motivojmë studentët teknikisht që do mundësojnë punësimin e tyre, dhe është një rrugë vetëpunsimi dhe nuk duhet të pritet punëismi nga jasht por kemi kushte këtu dhe ky projekt do të zgjasë një vit dhe do të na ndihmojë për projektin tonë të ardhshëm në hapjen e një qendre hulumtuese dhe do të arrijmë qëllimin përfundimtar që studentët jo vetëm të kryejë studimet por edhe të puënsohet”, tha rektori Abazi.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *