Home / Lajme / Maqedoni / Ndërtimi i xhamisë në Tetovë përshëndetet nga BFIT

Ndërtimi i xhamisë në Tetovë përshëndetet nga BFIT

Tetovë, 31 janar – Qeveria e Maqedonisë ka miratuar propozimin për rindërtimin e “Xhamisë së Çarshisë” në qendër të Tetovës, bëri të ditur zëvendëskryeministri Imer Aliu.Qeveria e Maqedonisë tashmë ka obliguar Ministrinë e Kulturës që në afat sa më të shkurtër të hapë konkurs për zgjidhje ideore për rindërtimin e “Xhamisë së Çarshisë” në qendër të Tetovës. Ministria e Kulturës gjithashtu do të sigurojë mjetet e nevojshme për realizimin e këtij projekti, i cili është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Tetovës dhe rrethinës..
Vendimi për realizimin e këtij projekti pasoi pas iniciativës për ndërtimin e kishës ortodokse “Mbreti Konstantini dhe Mbretëresha Elena”. Xhamia e Çarshisë në Tetovë ishte rrënuar nga sistemi i kaluar komunist në vitin 1965.Ky vendim është përshëndetur edhe nga ana e myftisë së tetovës e cila përmes një kumtese shprehet se ky vendim është një përfitim I madh për Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë për Myftininë e Tetovës.”

Duke falemenderuar proçeseve demokratike në Republikën e Maqedonisë, veçanerishtë vullnetit të mirë të partnerëve të koalicionit të Qeverisë së Maqedonisë, vendimi I sjellur për rindërtimin e monumentit kulturor-historike xhamia e Tupanit (Çarshisë) e cila ishte e rrënuar në vitin 1965, është një përfitim I madh për Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë për Myftininë e Tetovës”, theksohet në kumtesë.Sipas myftynisë së Tetovës ky hap do të jetë vazhdim i rindërtimit edhe të objekteve tjer.”“Shpresojmë se ky hap I parë I Qeverisë do të jetë vazhdim për rindërtimin edhe të objekteve të tjera Islame të cilat ishin të rrënuara në Republikën e Maqedonisë nha ana e ish sistemit totalitar.Njëherit kjo është edhe një përfitim për demokracinë dhe bashkëjetesës në vendin tonë”, thuhet në kumtesë , duke shtuar më tej se rënimi I xhamisë së “Çarshisë” gjegjësisht xhamisë së Tupanit nga ana e ish sistemit totalitar ka qenë një ndër padrejtësitë më të mëdhaja në historinë, e cila ka qëlluar besimtarët e kësaj ane.Ndërkohë që kreu i komunës së Likës është i përmbajtur në deklaratën e tij, thotë se nuk ka marrë shkresë për këtë vendim. “Unë mendoj që gazetat, nuk mund të konsiderohen si bazë, për të dhënë një mendim rreth kësaj.Deri më tani nuk na ka ardhur ndonjë shkresë nga ndonjë intsitucion qendror rreth kësaj.Nuk dëshiroj të them se është spekulim gazetaresk, por duhet të presim që të shohim mbase mund të sjellin ndonjë shkresë zyrtare nga institucionet qendrore” deklaroi Lika..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *