Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni mbi 40 për qind e popullatës së Maqedonisë janë pirës të duhanit nga popullata madhore, ndërsa rreth 20 për qind janë nxënës të shkollave të mesme dhe rini studentore

Në Maqedoni mbi 40 për qind e popullatës së Maqedonisë janë pirës të duhanit nga popullata madhore, ndërsa rreth 20 për qind janë nxënës të shkollave të mesme dhe rini studentore

Në Maqedoni 58,4 për qind e popullatës vdesin nga sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, ndërsa 17,5 për qind nga neoplazmat malinje. Pirja e duhanit është faktor kryesor në rrezikun për shfaqjen e këtyre sëmundjeve. Përdorimi i duhanit e rrit rrezikun edhe nga goditjet në zemër dhe në tru, por ndikon edhe në shterpësi.Analizat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se qytetarët e Maqedonisë janë mes pirësve të duhanit më të apasionuar në botë.Mbi 40 për qind e popullatës së Maqedonisë janë pirës të duhanit nga popullata madhore, ndërsa rreth 20 për qind janë nxënës të shkollave të mesme dhe rini studentore. Statistika flet që një njeri në vit pi 2.300 cigare apo 115 kuti.Në tymin e duhanit ka mbi 4.000 kimikate të rrezikshme, ndërsa më shumë se 50 janë të njohur si shkaktarë të kancerit.Maqedonia miratoi ligj për mbrojtjen nga pirja e duhanit në vitin 2005. Me të ndalohet pirja e duhanit nëpër shkolla, institucionet shëndetësore, salla në të cilat mbahen manifestime kulturore dhe sportive, institucione shtetërore, ndërtesa banimi, objekte hotelierike…

Në pajtim me këtë vendim ligjor kufizohet edhe reklamimi dhe shitja e përpunimeve të duhanit, si dhe sponsorizimi i manifestimeve sportive, kulturore dhe zbavitëse. Nëpër institucione duhet të caktohen hapësirat ku do të mundet të pihet duhani, ndërsa në hapësirat e tjera detyrimisht duhet të theksohet shenja për ndalimin e pirjes së duhanit.Ndalesë të plotë të pirjes së duhanit në bare, restorante dhe vende të tjera publike, parasheh ligji i ri kundër pirjes së duhanit që e përgatit Qeveria. Ligji duhet të hyjë në fuqi më 1 prill të vitit 2008. Paralelisht me këtë ligj duhet të miratohen edhe ndryshimet e ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit me të cilën Qeveria propozon, përveç paralajmërimit tekstual, në kutitë me cigare të shtypen edhe fotografi nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani.Me ligjin, ndalim të plotë për pirjen e duhanit do të ketë në të gjitha restorantet dhe baret më të vogla se 40 metra katrorë. Në hapësirat më të mëdha, do të pihet duhani në kabina apostafat të bëra nga qelqi me karrige dhe me tavlla duhani. Ndalesa e plotë për pirje të duhanit do të vlejë edhe në spitale, shkolla, zyra, stacione hekurudhore, aeroporte. Me këtë Qeveria konsideron se do të zvogëlohet numri i pirësve të duhanit.Tregtarët, mendojnë se numri i pirësve të duhanit do të zvogëlohet për shkak të rritjes së çmimit të duhanit, e jo për shkak të ligjit. Tani për tani nuk janë vërejtur rënie të qarkullimit, sepse siç thonë personat që pijnë duhan e dinë se ku duhet të ulen.Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se me ndryshimet e reja të Ligjit për mbrojte nga duhani, nuk do të ekzistojnë më zonat për pirje dhe për mospirje të duhanit në objektet hotelierike, por pirja e duhanit do të ndalohet në të gjitha vendet publike.Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoni Marija Kishman, thekson se në botë pas sjelljes së ndalimit të plotë për pirjen e duhanit në vende publike, 70 për qind e duhanpirësve kanë hequr dorë nga duhani. Sipas saj, e njëjta mund të ndodhë edhe në Maqedoni, sepse vendimi i ri ligjor nuk do të hasë në rezistencë tek duhanpirësit, por reagimi i këtillë do të pasojë nga prodhuesit e duhanit, të cilët do të përjetonin kolaps në biznesin e tyre.Në të gjitha vendet e BE-së parashihet ndalesë efektive për pirje të duhanit në të gjitha vendet publike deri nga mesi i vitit 2009.Ndalim të plotë të pirjes së duhanit në BE veçmë kanë vendosur 14 vende, Irlanda që në vitin 2004, Skocia, Malta, Italia, Suedia, Lituani, Estonia, Finlanda, Britania e Madhe, Franca, Holanda, Sllovenia, Spanja, Danimarka dhe Gjermania. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *