Home / Lajme / Maqedoni / Nesër takohen liderët

Nesër takohen liderët

Tetovë 20 shkurt – Kryeministri Nikolla Gruevski ka ftuar për të enjten liderët e katër partive më të mëdha – kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, atë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si dhe liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska..
Siç ka informuar zëdhënësi i qeverisë, Ivica Bocevski, në letrën e kryeministrit Gruevski drejtuar liderëve të tre partive më të mëdha politike thuhet se gjatë këtij takimi liderët do të debatojnë për agjendën evropiane, situatën në rajon si dhe për tjera çështje, ndërsa pjesëmarrja është konfirmuar nga katër kryetarët e partive.

Në takimin e radhës, i cili pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme, sipas informacioneve zyrtare, dy partitë politike shqiptare, PDSH dhe BDI do të kërkojnë të debatohet edhe për parimin e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese, pastaj për ligjin e gjuhës shqipe si dhe statusin e familjeve të dëshmorëve të luftës. Partia maqedonase në opozitë, sipas burimeve nga kjo parti, do të kërkojë që në takim të debatohet edhe për propozim-ligjin për marrëdhënie pune, i cili parasheh që rroga mesatare në Maqedoni të mos jetë më e vogël se 8500 denarë.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *