Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet projekti Ligjërim dhe mësim kreativ

Promovohet projekti Ligjërim dhe mësim kreativ

Tetovë, 13 shkurt – Ligjërim dhe mësim kreativ, është projekti i cili sot është promovuar në universitetin shtetëror të Tetovës .Para të pranishëmve foli rektori sadi bexheti i cili foli për rëndësinë e këtij pojekti.”Përmes projektit Mësimi kreativ dhe të nxënëit universitetit tonë si donacion i janë dhuruar një numër i konsiderueshëm, i pajisjeve dhe mobiljeve për funksionim të plotë të mediatekës, dhe klasës metodike”, tha Bexheti.Sipas tij, përkrahja teknologjike për USHT-në është më se e nevojshme duke pasur parasysyh nevojat e mëdha që ka universiteti jonë për pajisje moderne mirëpo një përkrahje esenciale dhe afatgjate”, deklaroi kreu i USHT-së Sadi Bexheti.Ndërkaq ky projekt është për të kapur trendet e arsimit evropian, tha në mes tjerash Ministri i Arsimit Sulejman Rushiti.”Nga viti 2005 USAID, përmes projektit Ligjërim dhe mësim kreativ ka ndihmuar për përmirësimin e arsimit në maqedoni dhe afrimin e saj drejt trendeve bashkohore.Ky projekt si tërësi mundëosn rritje të kapaciteteve në fakultet për aplikimin e metodave aktive mësimore”, tha Rrushiti.

Më pas ambasadorja e shba-së Xhilien Millovanoviq tha se Media laboratorët janë të pajisur me kompjuterë, skanerë, printerë, fotokopjues, CD, TV set, libra dhe botime periodike. Klasat model, tani kanë mobilie të reja, LCD projektor, materiale për referencë si dhe mjete për mësimdhënie. Përmirësimet krijojnë një mjedis të këndshëm për profesorët dhe studentët dhe rrisin motivimin dhe përkushtimin e tyre kah reformat për trajnim të mësuesve.” Investimi prej 93,000 dollarëve amerikan është pjesë e projektit të financuar nga USAID për Mësimdhënie dhe mësim kreativ, (CTL) i zbatuar nga Fondacioni Instituti shoqëri e hapur Maqedoni (FOSIM). “Ky projekt është i rëndësishëm sepse i ndihmon ata që do të kenë ndikimin më të madh mbi rininë e Maqedonisë –arsimtarët e ardhshëm. Fuqimisht besoj se fëmijët nga Maqedonia do të kenë dobi nga përpjekjet tona të përbashkëta dhe do të gëzojnë një të ardhme të ndritshme të cilën e meritojnë,” tha Ambasadorja e ShBA-ve Millovanoviç.
Ndërkaq, para të mysafirëve në amfiteatrin e USHT-së foli edhe profesoresha Myqyreme Rusi dhe drejtori i shoqërisë së hapur Vladimir Milcin..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *