Home / Lajme / Maqedoni / Punëtori pjesëmarrës në grabitje

Punëtori pjesëmarrës në grabitje

Tetovë, 6 shkurt – Gjatë natës së kaluar në stacionin e policisë në Tetovë është mbajtur në bisedë informative D.Gavrillovski, i lindur në vitin 1966, në Tetovë në lidhje me grabitjen e një dite më parë në Uni Bank Tetovë, i cili ka qenë i puënsuar në ekspoziturën e kësaj banke në rrugën e ilindenit.Pas hetimeve të policisë dhe bisedave personi në fjalë ka pranuar se nga arka ka marrë 16 mijë euro, njoftoi policia.”Të hollat janë gjetur nga ana e policisë në bodrumin e banesës së tij ku i ka fsheur të hollat dhe gjatë inçizimeve, bisedës ai ka pranuar se gjatë kohës së plaçkitjes ai, ka shfrytëzuar rastin dhe ka marrë 16 mijë euro.Policia pas dyshimeve dhe hetimit të rastit ka ftuar në bisedë informativ Gavrillosvkin dhe ai vetë tregon se ka marrë 16 mijë euro”, thonë burime tona në polici.

Ndaj personit në fjalë do të iniciohet padi penale për pjesëmarrje në vjedhjen garbitqare dhe mshehje të parave në vendin e punës.Gjykatësi hetues i ka vcaktaur masën e paraburgimit, ndërkohë që policia punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e personit të maskuar, i cili plaçiti bankën.Ndryshe , dy ditë më parë një person i maskuar dhe i armatosur në mëngjesin e së hënës ka grabitur 34 mijë euro nga ekspozitura e “Uni Bank” në Tetovë, që gjendet në bulevardin e Ilindenit.Policia theksoi se një person i maskuar ka hyrë në bankë rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të ditës së hënë dhe duke kërcënuar me armë dy të punësuarit ndërsa më pas ka kërkuar hapjen e arkës së bankës. Sipas njoftimeve të para, grabitësi ka arritur të marrë 34 mijë euro, duke ikur në drejtim të panjohur.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *