Home / Lajme / Maqedoni / Rritet inkasimi i pagesës së faturave të ujit

Rritet inkasimi i pagesës së faturave të ujit

Tetovë, 11 shkurt – Ndërmarrja publike komunale Tetova -Tetovë është duke punuar në disa fronte për përmisimin e gjendjes në aspektin e organizimit të brendëshëm të ndërmarrjes dhe në veprimtaritë që I ushtron në qytetin e Tetovës.Sipas kreut të kësaj ndërmarrje Hajrullah Hasani, është rritur në 74 përqind pagesa e faturave të ujit.” Sa I përket shërbimit të inkasimit mund tju informoj se kemi një rritje të kofecientit të inkasimit në vlerë në masën 74 përqind, që do të thotë me anë të padive kolektive që I kemi ndërmarrë në periudhën prej muajit shtator të 2007 deri sot kemi rritje të inkasimit në vlerën prej 74 përqind ”, tha ai. Sipas tij, nga 1 janari ndërmarrja funskionin e saj e ka shtrirë edhe në teritorin e ish komunës së Xhepçishtit.” Prej muajit të parë të 2008 ne ushtrojmë veprimtarinë komunale në territoret të cilat më parë nuk janë ushtruar siç është në fshatin Xhepçisht mbledhin mbeturinat, Poroj, një pjesë të lagjës së Drenovecit, pjesë të Reçisë së Vogël dhe në Reçicë të Madhe.

Të gjitha këto këto veprimtari I kryejm me të njejat makina me të njejtën numër të puntorëve. Kjo është si rezultat I racionalizimit të bërë me anë të sistematizimit të formave të reja të menaxhmit me mbeturinat komunale”, theksoi ai. .
Drejtori Hasani thotë se në ndërmarrjen në qytetin e Tetovës ka 9 orë ristreksion që është e ndarë në tre pjesë dhe ristreksion bëhët në atë kohë mur nuk mund të demtohen konsumatorët tha Drejtori I NPK”Tetova” Tetovë..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *