Home / Lajme / Maqedoni / Sarkozi dekreton dy profesorë të gjimnazit

Sarkozi dekreton dy profesorë të gjimnazit

Tetovë, 27 shkurt – Dy profesorë të Gjimnazit të Tetovës Kiril Pejçinoviqit, Nijazi Etemi dhe Rametulla Munishit, sot Ambasadori i Francës në Maqedoni, Bernar Valero, në emër të presidentit francez Sarkozy, u`a ka ndarë dekoratën “Kalorës nga radhët e palmave akademike” të cilët ligjërojnë matematikë dhe histori në gjuhën franceze. Bëhet fjalë për dekoratë e cila u ndahet personave të cilët kanë krijuar në fushën e arsimit.Me këtë rast ambasadori Valero u shpreh se qëllimi i kësaj vizite ishte që shteti i Franës të jep homazh për punën që kanë bërë dy profesorët eminentë, në lëminë e arsimit, kulturës mes dy vendeve. ”Qëllimi i dytë është për të dhënë përkrahje dhe për të manifestuar intersimin e institucioneve , për të bashkëpunuar dhe për t`u bërë simotra të shkollave këtu në Maqedoni. Qëllimi i tretë se është një moment i rëndëisishëm për Maqedoninë, e cila përgatitet për aterimin e saj në strukturat e NATO-së dhe BE-së, dhe kjo përgatitje bëhet në Bruksel, në Shkup në Paris dhe në Tetovë”, tha Valero.

Kjo mirënjohje për ne tregon punën e palodhshme dhe profesionale që bëhet në gjimnaz.”Bashkëpunimi jonë me alenacën franceze dhe qendrën kulturore franceze, që funksionon dhe kemi një dekadë bashkëpunim dhe ky bashkëpunim ka dhënë frytet e saja, në shpresojmë që përvec binjakëzimit me ndonjë gjimnaz të francës, do të kemi edhe forma tjera të bashkëpunimit, me qëllim që nxënsve tonë tju hapen dyert për studimeve në institucione të ndryshme evropiane dhe kjo vërteton faktin se në shkollën tonë kemi vlera të pakontestueshme dhe profesorë që në mënyrë profesionale e kryejnë punën e tyre.Rametulla Munishi, thotë se kjo dekoratë është kurorëzim i punës së gjatë më shumë se një dekadë.”“Është një dekoratë e rralë që e fitojnë profesorët nga puna e palodhshme dhe unë personalisht jam i angazhuar që nga 1997, në projektin e klasave binele, dhe kjo punë është kurorëzuar me sukses.Nijazi Etemi tha se kjo është dhuratë që për herë të parë e kemi marrë sepse në tërë regjionin jemi ndër të parët që marrin këto dekorata dhe është një knaqësi e madhe.Etemi dhe Munishi janë profesorë në paralelet dygjuhësore frankofone, të cilat ekzistojnë në këtë gjimnaz që prej vitit 2000..
.
.
.
.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *