Home / Sport / Shkëndija shënon fitore ndaj Miravcit

Shkëndija shënon fitore ndaj Miravcit

Tetovë, 4 shkurt – Skuadra e Shkëndijës ka shënuar edhe fitoren e katërt në përgatitjet që po i zhvillon në Dojran, kësaj herë Miravci ishte viktima e radhës duke e mposhtur me rezultat 3-0. Golat për “kuqezinjtë” i realizuan Blagoja Rutevski, Stankoviç dhe Blerim Ferati.
Trajneri i Shkëndijës, Zoran Smilevski, deklaroi se ndaj Miravcit futbollistët e tij kanë bërë një paraqitje të mirë.
“Ka qenë një ndeshje e mirë, ku lojtarët kanë treguar seriozitet dhe angazhim të madh gjatë 90 minutave. Në pjesën e parë arritëm të shënojmë dy herë, kurse Blerim Ferati vulosi fatin e ndeshjes duke realizuar në pjesën e dytë. Përkundër rezultatit të madh që shënuam ndaj Miravcit nuk duhet nënçmuar ekipi, ngase edhe ata bënë një paraqitje dinjitoze”, tha Smilevski.

Ekipi “kuqezi”, pas ardhjes në Tetovë do të zhvillojë edhe disa miqësore para fillimit të kampionatit. .
“Me Renovën u morëm vesh që më 10 shkurt të kemi një ndeshje kontrolluese në Tetovë, kurse planifikojmë edhe me Sileksin të luajmë më 14 shkurt”, përfundoi Zoran Smilevski..
(U.H)

Gjithashtu lexo

Lazim Destani përshëndet djemtë e Shkëndijës kuqezi. Na dhuruat plot kënaqësi në Finlandë

Djemtë e Shkëndijës kuqezi na dhuruan plot kënaqësi në Finlandë, duke na bërë të kthehemi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *