Home / Lajme / Maqedoni / Siguria në Tetovë në nivel

Siguria në Tetovë në nivel

Tetovë 6 shkurt – Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë (SPB), gjatë pjesës së dytë të vitit të kaluar, aktivitetin e saj e ka përqëndruar në luftën ndaj krimeve të cilët kanë ardhur në shprehje përmes sjelljeve koruptive dhe keqpëdorimeve të pozitës zyrtare, formave të ndryshme të mitos dhe reketim ndaj qytetarëve.”Gjatë punës sonë prioritet dhe akcept i dhënë pjesëmarrësve të tregtisë me njerëz e shprehur përmes prostitucionit, dhe për këtë qëllim nga ana e kontrolleve të rregullta në objektet hotelerike ku policia kishte të dhëna se në të njejtit loakle gjendet vajza të cilët janë viktima të tregtisë me njerëz dhe të njejtat keqtrajtohen dhe të njejtat janë të detyruara të ofrojën shërbime seksuale”, thotë kryeshefi i sektorit për punë të brendëshme në Tetovë, Faik Dervishi.Sipas tij, duke i`u referuar analizave të 2007, shënohet një stabilitet sa i përket sigurisë e cila u karakterizua me më pak vepra kriminale në krahasim me vitin paraprak.Nga ana tjetër SPB-ja e Tetovës, shënon rritje të zbulueshmërisë dhe është arritur nja efikasitet për 48 përqind”, tha numri një i policisë së Tetovës.

Ai tha se SPB-ja e Tetovës ka marrë pjesë aktive në çrrënjosjen e tregtisë së palejuar me drogë dhe armë, ndërsa shënohet edhe aksioni ku u zbuluan 24 kilogram heroinë.”Poashtu gjendje më të volitshme shënojmë në sferën e rendin dhe qetësinë publike përmes vendosjes së mirë të policisë, para shkollave, dhe punketeve tjera ku tubohen të rrinj, ndërsa është shënuar edhe një zvogëlim i zënkave me karakter etnik”, thotë më tej Dervishi.Ndërkaq, këto masa sipas tij, janë mirëpritur edhe nga ana e qytetarëve të cilët kanë filluar të bashkëpunojnë me policinë dhe nga ana jonë kjo është mirëpritur, theksoi kreu i policisë së Tetovës.”Tani më janë duke u zhvilluar edhe reformat e brendëshme në policinë e Tetovës, për një efikasitet më të madh të policisë, duke plotësuar kushtet dhe standadet që i kërkon bashkimi evropian”, deklaroi kryepolici tetovar.Sipas statistikave që i prezantoi kryeshefi Dervishi, në vitin 2007, gjatë kontrolleve në lokalet e natës janë arrestuar afër 180 shtetase të huaja të cilët janë depërtuar nëpër vendkalimet kufitare nga vendet prej nga vinin”, deklaroi ai..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *