Home / Lajme / Maqedoni / Tetova me klub afarist

Tetova me klub afarist

Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë (LOE), së bashku me Odën industriale, tregtare, shërbyese, të agro-biznesit dhe Odës IKT sot në Tetovë hapin Klubin e afaristëve.Pas hapjes së Klubit, të realizuar përmes projektit për përmirësimin e konkurrencës të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i mbështetur financiarisht nga Ambasada britanike, u mbajt edhe promovim i Lidhjes së Odave Ekonomike.Të pranishmit patën mundësi të njihen me aktivitetet dhe drejtimet e veprimit të Lidhjes së Odave Ekonomike të orientuara drejt përmirësimit të klimës së biznesit në Maqedoni, ndërsa më pas u mbajt prezantim në temën “Si mundet më mirë të marrim mjete kreditore” – mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.Gjatë hapjes së kësaj zyre, koordinatori i lidhjes së odave ekonomike Vladaimir Matevski, tha se ky klub duhet të artikulojë nevojat, propozimet dhe sugjerimet e kompanive, në këtë rajon.”

Aktivitetet janë të përkrahura nga ambasada e britanisë në Shkup, me të cilën Lidhja e Odave Ekonomike ka një bashkëpunim të ngushtë, për rritjen e konkurencës të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla me qëllim që sa më mirë kompanitë të njihen me fondet e bashkimit evropian, bashkëpunim me universitetet, ndikimin dhe lobimi tek qeveria për problemet e kompanive nga ky rajon dhe kemi bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore”, tha Matevski..
Venko Gligorov, kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike, tha se ne nuk mund të mbanim kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e Odës Ekonomike nga ky rajon dhe vendosëm që të hapim një klub këtu në Tetovë i cili gjatë funskionimit të tij do të shndërrohet me një zyrë me më shumë të puënsuar.”Ky është vendi ku kompanitë do të mund të takohen dhe të diskutojnë për problemet, por edhe mundësitë dhe përpunohen strategjitë për zhvillim të mëtejmë të tyre që të shërbehet tregu i Kosovës dhe Shqipërisë, në varshmëri prej interesit ky klub do të funksionojë në të ardhmen.Optimizmi tek afaristët është përmirësuar sepse ekonomia mund të ec më tutje dhe karrekteristike është se kemi takime të rregullta me qeverinë, ku i adresojmë problemet tona dhe qeveria mundohet të zgjidhë ato dhe t`i lehtësojë dhe kjo na jep një arsye më shumë për të vazhduar në këtë drejtim.Një klimë më e mirë për afaristët do të thotë, rritje e numrit të puënsuarve, rroga më të mirë dhe qytetarët të kenë standard më të mirë për jetë”, tha Gligorov.Ibrahim Islami anëtar i këshillit mbykqyrës të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, tha se OEMËP, përshëndet hapjen e këtij klubi“Ne jemi si institucion joqeveritar dhe mundohemi që përmes linkut të mbajmë kontaktet me qeverinë dhe të përcjellim tek ata hallet dhe problemet e afaristëve të Maqedonisë Veri- Perendimore.Ne shumë raste kemi bërë intervenime në gijotinën rregullative edhe disa kërkesa tona u pranuan dhe disa gjëra janë ndryshuar me iniciativën tonë dhe pikërisht ky klubi do të jetë një adresë e mirë për afaristët”, tha Islami..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *