Home / Lajme / Maqedoni / Tetova priti shpalljen e pavarësisë në mënyrë madhështore

Tetova priti shpalljen e pavarësisë në mënyrë madhështore

Tetovë, 17 shkurt-Me fishkezjarre, flamuj të kuq kombëtar dhe këngë është pritur leximi i deklaratës për shpalljen e pavarësisë në sheshin e Tetovës Iliria.Mijëra qytetarë nga e gjithë rrethina e Tetovës edhe përkundër motit të ftohtë që nuk ka paraqitur pengesë, kanë vërshuar në qendër të Tetovës që aktin më madhor të shqiptarëve në 100 vitet e fundit ta presin në Tetovë..
Fytyra të buzëqeshura, lot në sy , përqafime, vetura me flamuj kombëtar, të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe urime pavarësia e Kosovës ishin pamjet e Tetovës pas shpalljes së pavarësisë
Atmosfera festive në qytetin e tetovës, ka vazhduar gjatë gjithë orëve të pas ditës dhe orëve të mbrëmjes sipas agjendës së paraparë para tetovarëve kanë kënduar grupi muzikor Elita 5, Bajramali idrizi dhe shumë këngëtarë të tjerë..

.
.
.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Sot para gjykatës themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij,pendohet vrasësi i Almir Aliut, u kërkon falje familjarëve

Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e Almir Aliut, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *