Home / Lajme / Maqedoni / Thellohet bashkëpunimi i UEJl dhe Universitetit të Tiranës.

Thellohet bashkëpunimi i UEJl dhe Universitetit të Tiranës.

Tetovë, 13 shkurt – Drejtuesit e UEJL-së ditë më parë, qëndruan për vizitë pune në Universitetin e Tiranës. Në kuadër të delegacionit ishin rektori i UEJL-së, akademik Alajdin Abazi, prorektori për çështje akademike, Zamir Dika dhe prorektori për hulumtime Denis Farington. Qëllimi i kësaj vizite ishte thëllimi i bashkëpunimit midis UEJL-së dhe Universitetit të Tiranës në të gjitha fushat. Delegacioni i UEJL-së është takuar me rektorin e porsazgjedhur të Universitetit të Tiranës Dhori Kule, i shoqëruar edhe nga gjashtë dekanë të fakulteteve të këtij universiteti. “Meqë UEJL-ja tashmë është konsoliduar dhe është në një fazë tjetër të zhvillimit është inicuar thellimi i bashkëpunimit edhe në disa fusha, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në marrëveshjen e parë”, tha prorektori për çështje akademike Zamir Dika.

Për këtë qëllim është nënshkruar një aneks-marrëveshje, ku janë saktësuar të gjitha fushat e bashkëpunimit, duke i vënë theksin thellimit të bashkëpunimit të tyre institucional me qëllim të sigurimit të cilësisë në Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Arsimit të Lartë. Këtu, para së gjithash, duhet nënvizuar hulumtimin shkencor si një ndër pjesët themelore të nevojave të Universitetit. Një segment tjetër tepër i rëndësishëm i bashkëpunimit institucional ka të bëjë edhe me mësimdhënien në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve në pajtim me Procesin e Bolonjës. Delegacioni i UEJL-së është takuar edhe me rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, me të cilin është biseduar për bashkëpunimin në fushën e lendeve teknike. “Presim, që së shpejti të kemi edhe një takim në Tetovë, ku edhe do të nënshkruhet marrëveshje konkrete edhe me këtë universitet”, tha prorektori Dika. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *