Home / Lajme / Maqedoni / Valero: Maqedonia në rrugë të mbarë

Valero: Maqedonia në rrugë të mbarë

Tetovë, 27 shkurt – Ambasadori i Francës në Maqedoni Bernard Valero në UEJL, ka mbajtur ligjëratë në temën “Situata e fundit e konstruktimit evropian”. Ai para mbajtjes së kësaj ligjërate tha se unë do të flas për situatën aktuale të ndërtimit të Unionit Evropian, për qëllimet që do ti ketë presidenca franceze gjatë kryesimit të saj në Bashkimin Evropian, e cila do të fillojë për tre apo katër muaj, dhe të perspektivës dhe zhvillimit të Maqedonisë dhe marrëdhëniet që i ka ajo me Unionin Evropian. Ndërkaq sa i përket përparimit të Maqedonisë ai tha se Maqedonia ka ecur shumë mirë , përparon shumë mirë dhe për vitin 2008 ka dy qëllime, që të fiton një datë të negociatave për anëtarsim në BE dhe e dyta është që të ketë një përfundim për negociatat e vizave.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Francës dhe Maqedonisë, jemi duke bërë lobime që të ketë më shumë intensitet ky bashkëpunim që të kemi më shumë rezultate gjatë presidencës Franceze në unionin evropian që fillon më 1 qershor.Në kudarë të tërë kësaj dhe dëshmoj se Franaca nuk do të hezitojë që të ndihmojë Maqedoninë në përpjekjet e saja që 2008 të mbaroj shumë pozitivisht për Maqedoninë.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *