Home / Lajme / Maqedoni / Vrapon nga Tetova në Prishtinë, i jep mbështetje pavarësisë

Vrapon nga Tetova në Prishtinë, i jep mbështetje pavarësisë

Tetovë, 27 shkurt-Maratonisti Tetovar Adem Selmani njëherit student i kulturës fizike në USHT, në ora 9:00 u nisë nga Rektorati i këtij Univerziteti për në Prishtinë. Kjo maraton organizohet në mbështetje të pavarsisë së Republikës së Kosovës tha maratonisti Selmani.
“Për këtë projekt jam mirë i përgatitur dhe stervitjet kanë qenë në rregull, sipas planit dhe besoj se do të arrijë në cak. Kësaj rradhe përkrahjen e kam nga USHT-ja, dhe vrapohet për pavarsinë e Kosovës. Këtë maraton e kam paraparë në tre etapa”.
Maratona Tetovë – Prishtinë që organizohet nga USHT-ja dhe realizohet nga maratonisti Adem Selmani sipas planit të paraparë në ora 17 maratonisti duhet të arrijë para bustit të Gjergj Kastriot Skenderbeut në Prishtinë. Gjatë gjithë rrugës Adem Selmani do të shoqerohet edhe me një auto ambulancë.

.
.
U.H.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *