Home / Sport / Vullnet Ahmeti merr gradën doktor shkence në lëminë e mundjes

Vullnet Ahmeti merr gradën doktor shkence në lëminë e mundjes

Tetovë, 7 shkurt – Profesori i Universitetit Shterorë të Tetovës, Magjistër Vullnet Ameti, është shqiptari i parë që ka fituar gradën shkencore doktor në lëminë e sporteve mundëse, gjegjësisht në mundje- stili i lirë. Me 1 shkurt Magjistër, Vullnet Ameti, mbron dizertacionin e doktoraturës në Universitetin e Tuzlës, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, të Bosnjës dhe Hercegovinës, para një komisonin ndërkombëtarë të përbërë nga 5 anëtarë nga universitete të shteteve të ndryshme. Në vendimin e komisonit profesional vlerësohet punimi dhe mbrojtja e disertacionit të doktoraturës me sukses. Me temën “[b]Transformimi dhe ndikimi i karakteristikave antropologjike në ekzekutimin e suksesshëm të aftësive specifike motorike në mundje[/b]” kandidati mbrojti në mënyrë të shkëlqyeshme disertacionin e doktoraturës dhe fitoi të drejtën e gradës shkencore – doktor i shkencave shoqërore në lëmin e kulturës fizike” thuhet në vendimin e komsionit.

Me këtë rast Universiteti Shterorë i Tetovës fitoi edhe një kuadër me titull më të lartë në profilin e specializuar në lëminë e Edukimit Fizik dhe Sportit. Vullnet Ameti, i lindur më 18.10 1966 në Tetovë dhe nga viti 1991 është i kyçur në procesin arsimor si arsimtarë dhe profesorë në lëndën e kulturës fizike. Ndërsa në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004, ka fituar titullin magjsitër I shkencave të KUlturës Fiuzike dhe është njëri nga themluesit e Fakultetit të Kulturës Fizike pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës .Ai ka një karrier të shkëlqyer edhe në sport, me mundje është marrë nga 1979 –ta, ndërsa ka qenë kampion i ish Jugosllavisë në mundje në stilin e lirë në vitin 1985, ndërsa kampion i Maqedonisë për vite me radhë deri në vitin 2004. .
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Mësohet kundërshtari i Shkëndijës në rrethin gjysmëfinal (Foto)

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës e ka mësuar kundërshtarin e radhës për kualifikimin në Europa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *