Home / Lajme / Rajon / Arrinë në 20 numri i viktame në Gërdec

Arrinë në 20 numri i viktame në Gërdec

Tetovë, 18 mars-Një diplomat perendimor në Shkup deklaroi se shpërthimi i depos së armëve në Gërdec të Shqipërisë ishte një akt i realizuar nga shërbime sekrete të rajonit për të minuar anëtarësimin e vendeve të Kartës së Adriatikut në NATO.“Kjo është një vepër e qartë e përgaditur nga shërbime sekrete të rajonit të njohura si anti-NATO për të bllokuar anëtarësimin e vendeve të Kartës së Adriatikut dhe sidomos Shqipërisë në NATO, për të penguar proceset e pas pavarësisë në Kosovë dhe për të krijuar kaos në Ballkan”, deklaroi diplomati i një vendi prestigjioz. Sipas tij, kjo është një vepër e dobët e reagimit të strukturave të sigurimit shtetëror të Shqipërisë, të cilat nuk kanë qenë vigjilent në ndjekjen e situatës dhe parandalimin e masave të tilla që krijuan siç theksoi ai një katastrofë të rëndë në Shqipëri. “Tendencat për të krijuar kaos dhe pasiguri në Tiranë po vazhdojnë dhe po ndjekim disa politikanë që po shfrytëzojnë situatën për të krijuar tensione dhe jo humanizëm”, theksoi diplomati perendimor.

Detektimi i parë i municionit masiv në Gërdec ishte bërë nga marinsat amerikanë para vizitës së presidentit amerikan Xhoxh Bush në qershorin e vitit të kaluar në Shqipëri.Shërbimi sekret dhe Prokuroria shqiptare ende nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me ngjarjen tragjike të Gërdecit. Prokurorja shqiptare Ina Rama deklaroi se po grumbullohen të gjitha dokumentacionet dhe të dhënat e nevojshme për të zbardhur fatkeqësinë e Gërdecit. Qeveria shqiptare ditën e sotme e shpalli ditë zie kombëtare. Në mesditë flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjitha institucionet e vendit dhe do të mbahet një minutë heshtje, në nderim të personave që humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit.Në tragjedinë e së Shtunës në Gërdec, gjetën vdekjen të paktën 17 persona ndërsa 11 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, kurse 296 vetë morën plagë në shkallë të ndryshme. Aktualisht në spitale të Tiranës e Durrësit po mjekohen 145 persona. Në Itali dhe Greqi 12 të tjerë, ku njëri ndërroi jetë një ditë më parë. Nga shpërthimet e ndodhura, u shkatërruan 330 objekte tërësisht dhe afro 1800 të tjera pësuan dëmtime në shkallë të ndryshme. Një pacient i cili ishte transferuar për mjekim në qytetin italian Brindizi, mbrëmë iu nënshtrua plagëve ndërsa banorët nga fshati Gërdec vetë kanë zbuluar katër kufoma nën rrënojat, me çka numri i të vdekurve nga shpërthimi në depon ushtarake u rrit në 20.Numri i të vdekurve pritet edhe më tej të rritet, sepse ende nuk dihet fati i shumë punëtorëve dhe banorëve të fshatit, të cilët llogariten të zhdukur. Gjithashtu në gjendje kritike janë gjashtë gra dhe një burrë, të cilët ndodhen në repartin për reanimacion në Spitalin ushtarak të Tiranës.Sipas Gëzim Xhepës, kirurg në spital, ata kanë djegie të rënda në trup. Për shkak të gjendjes kritike në të cilën ndodhen për mjekim në Brindizi mbrëmë janë transportuar edhe pesë të lënduar. Nga klinika në këtë qytet italian kanë treguar gatishmëri që të pranojnë për mjekim edhe pacientë të tjerë.Katër trupat e karbonizuar të cilët ishin gjetur dje pasdite, nuk mund të identifikohen, për ç’arsye u apelohet qytetarëve të cilët kanë të afërm të zhdukur të lajmërohen të japin gjak për shkak të konfirmimit të ADN-së, përkatësisht identifikimit.Me kërkesë të Qeverisë shqiptare, mbrëmë në Tiranë arritën ekspertë për zbulim dhe çmontim të mjeteve shpërthyese, si dhe aparate të posaçme për operacione të tilla nga ItaliaKryeministri shqiptar Sali Berisha e pranoi dorëheqjen e ofruar të ministit të Mbrojtjes Fatmir Mediut, i cili e dha dje pasdite, tre ditë pas fatkeqësisë në fshatin Gërdec, nga arsye morale.”Shqipëria është vend demokratik dhe shtet juridik edhe dorëheqje mund të ndodhin”, deklaroi Berisha, duke vlerësuar se Qeveria ka treguar shkallë të lartë të efikasitetet në këtë situatë.Ai e akuzoi opozitën se me reagimin e saj lidhur me tragjedinë e madhe dëshiron të përfitojë dhe të shrytëzojë për qëllime politike. Berisha edhe njëherë i demantoi deklaratat e përfaqësuesit të kompanisë amerikane se marrëveshja me Qeverinë për çmontimin e municionit ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar.Ajo marrëveshje, pohoi Berisha është vazhduar në bazë të ligjeve ekzistuese, dhe dokumenti sipas tij, është në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk është kurrfarë sekreti. Në pyetje e gazetarëve pse Ministria dhe Qeveria janë dakorduar në vazhdimin e marrëveshjes kur është ditur se asgjësimin e municionit do t’ia lërë firmës shqiptare, nuk dha përgjigje precize, por të dhëna se Qeveria është angazhuar në asgjësimin e municionit dhe armëve.

Gjithashtu lexo

“BMW-ja” përplaset “kokë më kokë” me autobusin, disa të plagosur

Një aksident automobilistik pa pasoja në njerëz ka ndodhur disa minuta më parë në urën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *